Kreu i PD të puth në orën 8:00 si “mikâ€, të cilëson në orën 9:00 si “armik, hajdut, horr e spiun
Nga: Përparim Halili
Pas 22 vitesh në krye të partiçkës së krijuar prej byrosë politike dhe ish-sigurimit të shtetit, me ish-spiunë të kupolës së diktaturës komuniste, dje sekretari i Parë i Komitetit Qendror të P(P)DSH Sali Berisha, i gjendur përballë falimentit politik, qeverisës e personal, tamam si Ramiz Alia në vitin 1990, mblodhi drejtorë-doganierë-sekretarët e parë të PD të rretheve, për t’u dhënë direktivat e mbajtjes së pushtetit me çdo mjet e marifet. Ato që tha Saliu në mbledhje, ishin tregues i plotë e i qartë i panikut të tij në këtë prag-fund pushteti të pakthyeshëm si moral, si moshë, si familje, si fis, si klan si mision anti-kombëtar. Por ajo që bëri përshtypje në recitimet histerike të “Carit†plak të PD, ishte deklarata e bërë prej tij, se “ata që synojnë t’i marrin pushtetin, ajanë një bashkim fundërinash e qelbësirash, të cilët pasi shajnë e puthin njeri-tjetrin, bashkohen përsëri pa asnjë moralâ€. Nëse duhet të folur për shembuj në këtë aspekt, shqiptarët dhe mbarë bota e di mirë, se “arkiva†e sharje-puthje-lëpirjeve pa skrupull në politikën 22 vjeçare shqiptare, ka si ekzemplar “VIPâ€, vetëm Sali Berishën. Në çdo pozicion që ka patur e vazhdon të ketë si politikan, president, kryeministër, deputet, kryetar partie e individ, Sali Berisha ka treguar se për interesa pushteti e sundimi, nuk njeh norma, por bëhet hipokrit, dredharak, i pabesë, zvarranik, prapanicë-lëpirës, mjafton që të përfitoj. Sali Berisha, në këto 20 vite ka treguar në mijëra raste, se të puth në orën 8 të mëngjesit si “mikâ€, të pështyn në orën 9 si “armikâ€, të lëpin në orën 10 si “mik të afërtâ€, të denigron në orën 11 si “hajdut, lavir e spiunâ€. Ky që flet për “bashkim plehrash e qelbësirash†është vetë një “kampion†i tillë. Janë mijëra emra, ngjarje e zhvillime që dëshmojnë këtë “profil†të tij, kur ai i ka larguar bashkëpunëtorët duke i pështyrë, dhe tashmë i ka mbledhur brenda pushtetit tij si të “nderuarâ€:
Eduard Selami: Kur e kishte vartës në PD, Saliu e quante “figurë e shquar dhe e nderuarâ€. Kur nuk i erdhi pas avazit e quajti “tradhtar, armik, komunist, plehrë politike, spiun sigurimi i futur qëllimisht në PD, këlysh i diktaturësâ€. Në vitin 2005 e ftoi publikisht në PD dhe e quajti “figurë e madhe e PD, personalitet dhe potencial politik e intelektual kombëtarâ€.
Gramoz Pashko: Kur themelonin PD dhe Saliu ishte (siç tha) veç një “mik i PD†e quante “themelues të PD, shkencëtar ekonomie me potencial të fuqishëm, anti-komunist të tërbuarâ€. Kur u konfliktua me të e quajti “tradhtar, spiun brenda PD, djalë bllokmeni, shkatërrues i PDâ€, madje e përzuri me intriga e dhunë nga PD. Në vitin 2005 e thirri përsëri, duke e puthur, duke i lëpirë pështymën që i kishte hedhur në fytyrë.
Genc Ruli: Kur e kishte në qeverisjen e piramidave e quante “figurë të madhe, ekonomist të shquar, reformator i ekonomisë kombëtare, themelues i PD, njeri i ndershëmâ€. Kur u shqyen për pasuri e quajti “plehra, hajdut, koka e krimit të drurit të arrës, spiun sigurimi, bllokist, këlysh i diktaturësâ€. Në vitin 2005 e vuri në krah të djathtë dhe e quajti: “personalitet i shquar, demokrat dhe anti-komunist i tërbuar, simbol të luftës kundër korrupsionitâ€.
Aleksandër Meksi: Kur e kishte kryeministër e quante “potencial dhe intelektual të shquar, anti-komunistâ€. Kur u konfliktuan për piramidat e quajti me të gjithë epitetet denigruese. Kur erdhi në pushtet në vitin 2005, doli dhe e “nderoi†duke lëpirë çfarë kishte thënë.
Neritan Ceka: Ka qenë objektiv denigrimesh prej Saliut, duke u quajtur “komunist i qelbur, spiun, sharlatan politik, jashtëqitje e diktaturës, i pabesë, intrigant, i dalë nga nevojtorja e Ramiz Alisë, i futur në PD nga sigurimi i shtetit, kupola e bandave kriminale që vrau gardistë e policë, i lidhur me piramidatâ€. Në vitin 2005 e puthi publikisht dhe e konsideroi “intelektual i shquar, figurë e madhe historike e PD, anti-komunist i tërbuarâ€.
Spartak Ngjela: Në vitin 1992 e quante “potencial dhe anti-komunist, vlerë të demokracisëâ€. Në vitet 1993-1996 e quajti “spiunë, agjent të sigurimit në lëvizjen demokratikeâ€. Në vitin 1997 e quajti “djegës të Shqipërisëâ€. Në vitin 2000 e puthi dhe e lëpiu, e quajti “potencial të shquar, figurë e madhe e demokracisë, anti-komunistâ€. Në vitin 2005 e quajti përsëri “spiun, agjent i sigurimit, këlysh bllokuâ€.
Genc Pollo: Në vitet 1992-1997 kur e kishte në kupolën e presidencës e të PD dhe drejtor të firmës trafikante “Shqiponja†të karburanteve që thyen embargon serbe e quante “yll i demokracisë shqiptare, themelues i shquar i PD, anti-komunist i tërbuarâ€. Në vitin 2000, kur Pollo kandidoi për kryetar të PD e quajti “spiun, tradhtar, komunist të ndyrë, nip i gjeneralit grek, kalë troje i sigurimit të shtetit brenda PDâ€. Në vitin 2005 puthi përsëri, i lëpiu pështymën që i kishte hedhur dhe quajti përsëri “simbol të demokracisë e figurë të madhe të PD dhe qeverisëâ€.
Tritan Shehu: Në vitet 1992-1997 e quante “figurë e madhe e kombit, intelektual të shquar, anti-komunist të tërbuarâ€. Në vitet 1997-2005 e ka pështyrë, e ka larguar me dhunë nga PD. E ka denigruar me nofkat “spiun, mamarrak, këlysh i diktaturësâ€. Në vitin 2005, i lëpiu gjithë pështymën që i kishte hedhur dhe e quajti “personalitet, hero demokracie, anti-komunist i tërbuarâ€.
Arben Imami: Kur e kishte në PD në vitet 1992-1993 e quante “simbol të demokracisë, potencial të madh politik, anti-komunistâ€. Pas konflikteve, tha gjithë të zezat që mund të thuhen kundër një “plehre†siç e quante Saliu. E ka quajtur “spiun të futur në PD nga diktatura, tradhëtar, plehrë politike, aktor të dështuar, legen rrugësh, gjeneral i zi grek, vrasës i gardistëve në jug në vitin 1997â€. Në vitin 2005 e prezantoi si “personalitet të shquar, si themelues të PD, si potencial qeverisësâ€.
Sabri Godo: Në vitin 1996-1997 e quajti oturakë të diktaturës, spiunë sigurimi, plehrë, tre-gishtor serb. Në vitin 1997 e quajti “andart grek, tre gishtor serb. spiun sigurimi, këlysh të neveritshëm të diktaturës, pa personalitet, injorant pa shkollëâ€. Në vitin 2005 i lëpiu ato që kishte thënë dhe e puthi publikisht, madje në funeralin e tij “derdhi lot†dhe vendosi “lule nderimiâ€.
Frrok Çupi: Në vitin 1992 e quajti “perla e gazetarisë shqiptare, intelektual i shquar, demokrat dhe anti-komunist i tërbuarâ€. Në vitin 1993 e largoi me dajak nga PD dhe e quajti spiun sigurimi dhe agjent serbâ€. Në vitin 2005 e puthi dhe e bëri pjesë të pushtetit të tij.
Leka Zogu: Në vitin 1993 e përzuri me dhunë nga Shqipëria, si “familje tradhtare të Shqipërisëâ€. Në vitin 1994 e konsideroi mbretin Zog si “njollë turpi në historinë e Shqipërisëâ€, mbasi braktisi shqiptarët ditën e pushtimit fashist. Ndërsa pas ardhjes në pushtet e “nderoi†me ceremoni si “hero kombëtarâ€.
Fatos Nano: Pas prangave dhe burgut si “hajdut ordiner†e ka quajtur për 8 vite radhazi si “kryeministër mafioz, vrasës, hajdut, bixhozxhi, padrino i krimit e mafies shqiptareâ€. Pas kësaj pështyme, në vitin 2005 pas ardhjes në pushtet, Saliu doli publikisht dhe e puthi, e lëpiu atje ku e kishte pështyrë dhe tashmë e konsideron si “demokrat të shquar, reformator, njeri të ndershëmâ€
Bamir Topi: Për vitet që ishte në PD dhe ende pa u konfliktuar në pozitat e Presidentit të Republikës e ka quajtur figura e madhe dhe potenciale të PD, tashmë e quan “horr bulevardi, themelues të partisë së plehrave, faqeziâ€.
Azem Hajdari: E quajti “hero i lëvizjes studentoreâ€, pastaj “spiun sigurimi, hajdut batanijesh, rrugaç, njeri me vese, trafikant droge, agjent serbo-grek, deputet ordiner, injorant, halabakâ€. Pas vrasjes e quajti përsëri “hero demokracie, figurë e ndritur, intelektual potencial, simbol i shuar i PDâ€. Për Azem Hajdarin, dihet se çfarë pisllëqesh ka thënë e se çfarë intrigash ka bërë, por prej 15 vitesh pas vdekjes, vazhdon shkon tek memoriali i tij dhe derdh “lot krokodili†e çon lule plastike, në shenje “nderimiâ€.
Çfarë kanë thënë për Saliun:
Genc Ruli: “Një nga intelektualët më të qelbur të Shqipërisë, spiun sigurimi, i pabesë, intrigant, malok i ndyrë e i trashë, dhëndër dhe agjent serb, ka ardhur në Tiranë si kollovar, i futur në PD dhe në krye të saj si misionarë i PPSH, të vret natën e të qanë ditëm, organizator i vrasjes së Azem Hajdarit përçarës i kombit dhe vrasës i djemve të Tropojës. Kur të bëhet kalë gomari i xha Brahos, atëherë mund të bëhet Saliu, demokrat.
Neritan Ceka: Ndyrësisë, një përbindësh me fytyrë njeriu, i pabesë, intrigant, spiun sigurimi, monstër i pabesive, gjaksor, vrasës dhe zhdukës i Remzi Hoxhës, prapskenist i denigrimit të Azem Hajdarit, letër higjienike e përdorur prej Ramiz Alisë dhe sigurimit të shtetit, agjent serb, plehra e shoqërisë dhe e politikës shqiptareâ€
Genc Pollo: Njeri intrigant, i pabesë, trafikant i karburanteve e armëve me Milosheviçin, spiun i njohur i sigurimit të shtetit, shkatërrues i PD, shpellar, shpirt katran, hakmarrës, karrierist i ndyrë.
Tritan Shehu: Palaço me gradën profesor doktor, mjek me shpirt vrasësi, shërbëtor i ndyrë i diktaturës, i pabesë, intrigant, malok i pagdhendur, njeri që urren jetën, zjarrvënësi i Shqipërisë, hajdut i shqiptarëve me piramidat.
Arben Imami: Këlysh i diktaturës, spiun, doktor “medicinaâ€, masakrues, survejues dhe denoncues i studentëve e kolegëve. Hajdut dhe vrasës i shqiptarëve në vitet 1992-1997, agjent serb, spiun sigurimi, karrierist i neveritshëm, misionar i diktaturës në krye të PD për të bllokuar dhe shkatërruar demokracinë
Fatos Nano: Primitiv, gjakpirës, i çmendur, vrasës i shqiptarëve, nuk njeh asnjë normë për të marrë pushtet, djegës i Shqipërisë.