2013-01-19 · Arkivi historik RTVZIK
Të gjitha ofertat e mëparshme ishin faranike, por Bajerni nuk mund të qëndronte më pas karshi ofertës për Peb Guardiolën. Kështu, tekniku spanjoll ka firmosur kontratë me Bajernin me bindjen se do të ketë në dispozicion një klub të madh, me lojtarë shumë cilësorë dhe me blerje të fuqishme, por në të njëjtën kohë do të paguhej edhe shumë mirë.
Te Barcelona merrte 10 milionë euro në vit, por gjermanët e Bavarisë i kanë ofruar 17 milionë euro në sezon, shumë që e bën Guardiolën për momentin trajnerin më të paguar në botë. Padyshim që kjo është diçka fantastike për teknikun katalanas, që për momentin është trajneri më i dëshiruar i planetit.