Kompania Tactus ka zhvilluar ekranë të ndjeshëm me prekje të cilët kanë tastierë shtesë e cila “kërcen” nga ekrani dhe mundëson shkrimin sikurse në tastierat harduerike.
Kompania amerikane Tactus ka zgjidhjen e cila do ti bashkojë ekranët me prekje dhe tastierat: ata kanë zhvilluar “ekran përdorues taktil” për ekranët me prekje me harduer transparent të shkronjave të cilat “dalin sipas nevojës” nga ekrani i telefonëve të mençur dhe tabletëve.
Në Mashable thonë se ky lloj ekrani përdoruesve u mundëson që të shkruajnë më shpejtë dhe në mënyrë më efikase si në telefonat e tjerë të cilët kanë tastiera, ndërsa kur kjo tastiera të ç’kyçet ajo bëhet e padukshme dhe ekrani bëhet si çdo ekran tjetër me prekje që kontrollohet vetëm me prekje të gishtave.
Në Tactus thonë se përdorimi i ekranit të tyre taktil nuk është i kufizuar vetëm në përdorimin si tastierë, por mund të përdoret edhe për shumë gjëra tjera.
Për shembull këta ekran mund të përmirësojnë përvojën e luajtjes së lojërave në tabletë dhe telefonë sepse do të mund të përdoret edhe si kontrollues harduerik për drejtimin e lojërave, sepse është shumë më i mirë dhe më efikas sesa kontrolluesit virtual në ekranët klasik me prekje
http://youtu.be/WJFwHuCs3Yw