RTV Zëri · Kryefaqja

Xhandarmëria serbe përforcohet në Preshevë

2013-01-19 · Arkivi historik RTVZIK

Xhandarmeria serbe me 5 autobusë ka arritur në Preshevë dhe është stacionuar në bazën e saj, shkruan portali serb Telegraf.

Siç shkruajnë gazetarët, në bazën e xhandarmerisë në Bujanoc kanë arritur pesë autobus të mbushur me polic, ndërsa një natë më herët në bazë janë stacionuar një kontigjent i xhandarëve serb."Gjithçka është apsolut gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i vet aksionit mbahet në fshehtësi., andaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të vij deri tek operacion" ka thënë një burim nga shërbimi i sigurisë për portalin serb.

Zyrtarisht, ditën e enjte ka skaduar ultimatumi të cilin e kishte vendosur kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme Ivica Daçiq, që shqiptarët ta largojnë vet lapidarin. (R.Demiri