RTV Zëri · Kryefaqja

Agim Çeku zyrtarizon kalimin në PDK

2013-01-17 · Arkivi historik RTVZIK

PRISHTINE-Kryetari i Partisë Social Demokrate, Agim Ceku, në mbledhjen e sotme të kryesisë së PDS-së ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet dhe anëtarësimi në PSD. 

Sipas një komunikate të lëshuar nga PSD-ja, dorëheqja i ka paraprirë vendimit të Agim Çekut për të kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kryesia e PSD-së, edhe pse e befasuar me vendimin kryetarit të deritashëm, e pranoi dorëheqjen e Agim Çekut duke i dëshiruar sukses në punën e tij të mëtutjeshme”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, së shpejti pritet te mbledhja e Këshillit Drejtues të PSD, i cili sipas statutit do të zgjedh kryetarin e ri.