Â
Saherë që ndërmjetësi i OKB-së për zgjidhjen e ;çështjes së emrit, Metju Nimic, vjen në Maqedoni më ngjall një lloj nostalgjie. Përherë më kujton ndonjë ngjarje nga e kaluara që ndërlidhet me vizitën e tij para dy, tre, dhjetë apo njëzet vitesh. Ka pritur e përcjellë shumë politikanë e pushtetarë dhe si duket do të vazhdojë edhe më tutje. Tani më 20 vite orvatet të gjejë zgjidhje për emrin midis Shkupit dhe Athinës, por pa mekanizma ndëshkuese. Kjo është njëlloj sikur të kërkosh gjilpërën në kashtë.
Por, çdo herë ngjall interes në media, edhe pse më duket se gazetarët që mbulojnë politikën e jashtme vetëm se ndryshojnë datat e teksteve nga vizitat e kaluara. S’ka propozim konkret, s’ka afrim midis palës, bile as në Shkup e as në Athinë nuk e trajton më kush këtë ;çështje prioritare. As që dëshiron ndonjë qendër politike apo e fuqisë ta vendosë në agjendën e prioriteteve të opinionit publik. Edhe opozita ka prioritete tjera.
Të gjithë aktorët e telenovelës së emrit më duken të lodhur nga serialet e saja. Kjo çështje ka humbur më dramaticitet, gjithnjë e më shumë bëhet më jo interesante por as që i dihet fundi. Kam përshtypjen se çështja e emrit, si në Greqi ashtu edhe në Maqedoni, përdoret dhe bëhet prioritare vetëm në kohë zgjedhjesh. Atëherë dalin në mejdan patriotët që dëshirojnë të kamuflojnë plaçkën e tyre. Opinionit i serviret një retorikë nacionaliste me qëllim të ngjalljes së ndjenjave të fshehura patriotike, por prapa perdes fshihet hajnia.
Shqiptarët e Maqedonisë, shumica e të cilëve janë të papunë dhe të pa-perspektivë, janë shumë të interesuar që kjo çështje të zgjidhet. Jo se u intereson edhe aq shumë Maqedonia, por për shkak se besojnë se me zgjidhjen e çështjes së emrit vendi do të bëhet anëtare e BE-së dhe me këtë do kenë një treg më të gjerë të punës. Pra, do u hapet horizonti që të kërkojnë dhe të gjejnë punë nga Stokholmi, Berlini, Vjena e deri në Milano, Paris e Bruksel. Kanë të drejtë që kërkojnë këtë. Politikanët thonë se kjo është ana negative e integrimit eventual në BE – do zbrazet shoqëria shqiptare nga të rinjtë e shkolluar. Mbase mund të zbrazet, por kjo zbrazje është rezultat i përpëlitjeve dhe aksham-pazareve politike të po atyre politikanëve. Askush dhe asnjëherë nuk mund ta mbajë një rini në një kafaz, si; është tash Maqedonia.
Si Nimici, ashtu edhe shqiptarët, gjithmonë janë optimistë. Ndërmjetësi edhe në këtë vizitë të Greqisë dhe Maqedonisë erdhi me optimizëm, mbase të pabazë.
Kur jemi te optimizmi dëshiroj të trajtoj edhe një ngjarje tjetër të javës. Ka të bëjë me opozitën maqedonase dhe kushtet e saja për të mos i bojkotuar zgjedhjet. Kërkesat e LSDM-së më duken si kërkesat e njerëzve që kërkojnë punë por lusin Zotin të mos gjejnë. Më duket se te opozita ekziston një optimizëm se pushteti nuk do t’ua pranojë këto kërkesa. Kërkesa të rekonstruktohet qeveria, me ç’rast do ndryshohen tre apo katër ministra, është e palogjikshme pasi edhe me ministrat e rinj do të zbatohet e njëjta politikë. Po ashtu edhe kërkesa për ndërrimin e drejtorit të TVM-së nuk do të thotë se do të ndryshohet politika redaktuese e këtij mediumi që duhet të jetë servis publik, e jo partiak. Personalisht mendoj se është mirë që zgjedhjet t’i organizojë një qeveri teknike, apo si; thuhet me kredibilitet, dhe të pranohen kërkesat për ndarjen e funksionit qeveritar nga kandidatët në zgjedhje. VMRO-DPMNE mbase do të lëshojë pe që të arrihet deri te kompromisi, nëse brenda opozitës maqedonase ka unitet për bojkot të zgjedhjeve.
Mbase tingëlloj si pesimist, ndërkohë që pretendoj se jam realist. Çështja është se kush dhe si e sheh gotën – si gjysmë të mbushur apo gjysmë të zbrazur.
"Te dashur optimistë, pesimistë dhe realistë, derisa ju debatonit për atë nëse gota me ujë është gjysmë e zbrazur apo gjysmë e mbushur, unë e piva ujin! Të fala, Oportunisti". Kështu ndodh edhe te ne: derisa shumica debatojnë për buxhetin, partinë e politikën, oportunistët i mbushën xhepat. Për fat të keq, pjesa më e madhe e atyre që vendosin për fatin tonë janë nga ata që e pinë gotën pa mos u futur në debate të thella. Një fjalë e “urtë universitare†thotë: Plaçkën e sotme mos e le për nesër!