RTV Zëri · Kryefaqja

PLD: Zgjedhje të parakohshme dhe monitorim ndërkombëtar

2013-01-12 · Arkivi historik RTVZIK

Partia Liberal-Demokrate (PLD) ka kërkuar organizimin e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën kohë, si rrugëdalje e vetme nga kriza politike. PLD po ashtu ka kërkuar të bëhet pastrimi i Listës së Votuesve, të bëhet përfaqësim proporcional në media gjatë fushatës parazgjedhore dhe të ketë monitorim të përforcuar ndërkombëtar të zgjedhjeve, si dhe përfshirjen e rekomandimeve t ë OSBE/ODIHR-it dhe vërejtjeve t ë Komisionit të Venecias në Kodin Zgjedhor.

“PLD vlerëson se respektimi dhe realizimi i këtyre standardeve është i nevojshëm jo vetëm për zbatimin e zgjedhjeve fer dhe të rregullta, por është e domosdoshme për t’u kthyer demokracia, stabiliteti dhe liria e shprehjes në Maqedoni, si parakushte themelore për prosperitet dhe zhvillim ekonomik të vendit. Në të kundërt, me mospërmbushjen e kushteve të sipërpërmendura, pjesëmarrja e opozitës në zgjedhje të tilla jo të rregullta, do të jetë absurde dhe do të legjitimonte regjimin aktual autokratik”, thuhet në kumtesën e PLD-së.(lajm)