RTV Zëri · Kryefaqja

Bugajski: Maqedonisë i kanosen “konflikte të rrezikshme” në vitin 2013

2013-01-11 · Arkivi historik RTVZIK

“Atje ku në mesin e disa lojtarëve politikë ekzistojnë dilema lidhur me integritetin dhe legjitimitetin e shtetit, siç janë Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia, rënia e mëtutjeshme ekonomike, zhvillimet e paparashikueshme mund t’i shndërrojë në konflikte të rrezikshme gjatë vitit 2013”, vlerëson Bugajski, transmeton gazeta "Lajm"

Analisti amerikan Janush Bugajski vlerëson se vazhdimi i rënies ekonomike në vitin 2013, mund të shkaktojë konflikte në Maqedoni.

Në analizën e tij kushtuar asaj se çka e pret rajonin në vitin 2013, Bugajski si sfidë të veçantë e thekson ekonominë. Ai thotë se kriza ekonomike impakt jashtëzakonisht negativ mund të ketë në Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë.

“Atje ku në mesin e disa lojtarëve politikë ekzistojnë dilema lidhur me integritetin dhe legjitimitetin e shtetit, siç janë Bosnja Hercegovina dhe Maqedonia, rënia e mëtutjeshme ekonomike, zhvillimet e paparashikueshme mund t’i shndërrojë në konflikte të rrezikshme gjatë vitit 2013”, vlerëson Bugajski, transmeton gazeta "Lajm".

Ai shkruan se kriza në eurozonë ka ndikim të madh në Ballkan, sepse BE edhe më tej është partneri kryesor tregtar dhe burimi kryesor i investimeve. Poashtu përmend faktin se pas dy viteve të rritjes së ngadalshme, rajoni i Ballkanit është khyer në recesion, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës ku parashikohet rritje.

“Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor duhet patjetër të ulin deficitet e tyre dhe borxhin publik, dhe të përmirësojnë klimën investuese dhe reformim të tregut të punës dhe sektorit publik me qëllim të promovimit të rritjes ekonomike. Këto hapa politikë po shndërrohen në sfida të mëdha në vendet e rajonit, për çka dëshmi paraqesin rritja e pakënaqësisë së opinionit dhe polarizimit politik", shkruan Bugajski.