RTV Zëri · Kryefaqja

Kreshnik Spahiu: Do të përgatitemi për ‘pranverën shqiptare’

2013-01-11 · Arkivi historik RTVZIK

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Aleancës Kuqezi, kryetari i saj Kreshnik Spahiu deklaroi se në Shqipëri po rrënohet pluralizmi, pasi asnjë parti nuk e ka të limituar postin e kreut.

“E vetmja mënyrë për të mbrojtur pluralizmin është kufizimi i mandateve politike”, tha Spahiu, i cili theksoi se në të gjithë botën liderët ndërrohen, kurse në Shqipëri, qytetarët qëndrojnë ende me Kryeministrin Berisha, që për Spahiun është një plak i çmendur, transmeton TCH.

Në fjalën e tij Spahiu bëri me dije se prej kësaj të premteje hapet propaganda zgjedhore për të përgatitur njerëzit për atë që ai e quajti ‘pranverën shqiptare’ që do te këtë dy misione: largimin e Berishës nga pushteti dhe vendosjen e standardeve të reja në shoqëri.

“Ne do t’u kthejmë dinjitetin demokratëve dhe socialistëve”, tha Spahiu. /ORAinfo