RTV Zëri · Kryefaqja

Për sa kohë mund të jetohet pa fjetur?

2012-12-15 · Arkivi historik RTVZIK

Studimi shkencor i gjumit vitet e fundit ka qenë shumë intensiv dhe pse rezultatet e disa studimeve kanë qenë të kundërta. Është e qartë tashmë që një person mund të vetëvritet duke refuzuar të hajë dhe të pijë por dhe personi më stoik nuk është në gjëndje që të rrijë pa fjetur pafundësisht. Nevoja për gjumë shpejt a vonë do të vijë me gjithë sforcot e individit për të rezistuar. Mungesa e gjumit sipas disa studimeve provokon rrjedhoja psikologjike. Sipas studimeve të bëra, një numër i madh individësh që kanë qenë të detyruar të qëndrojnë pa fjetur kanë patur shqetësime të mëdha të personalitetit të tyre. Zgjuar për 264 orë. Disa studime gjithnjë me bazë empirike në të kundërt mbështesin se simptomat psikologjike që vërehen tek personat e pagjumë janë rezultat i stresit dhe jo i mngesës së ndonjë funksioni thelbësor të zhvilluar nga gjumi. Një provë është që në 1966 17 vjeçari Randy Gardner qëndroi zgjuar për 264 orë duke mos treguar asnjë simptomë psikotike. Pas kësaj ai fjeti për 15 orë dhe kur u ngrit ndjehej mirë.

Përse ndonjëherë kur jemi në gjumë na duket se do të biem? Ndjenja e rënies mund të interpretohet në mënyra të ndryshme sipas fazave të gjumit gjatë të cilave përjetohet kjo ndjenjë. Në qoftë se përjetohet në fazën e përgjumjes është një eksperiencë e shkaktuar nga hedhja në momentin e kalimit nga faza kur jemi zgjuar në atë të gjumit, kur organizmi kryen një proces gradual të ndërprerjes së sinjaleve të ndjeshmërisë dhe të funksionimit të muskujve. Në momentin që percepton boshatisjen personi përjeton një eksperiencë të kaluar më parë kur ka qenë zgjuar si rënia nga një shkallë, nga një karrige apo nga një lartësi më e madhe. Veç ndjenjës së rënies kjo mund të shoqërohet dhe me imazhe apo aluçinacione. Lodhja e vazhdueshme apo ankthi mund t’i favorizojnë këto ndjenja. Ndjenja e rënies mund të provohet dhe gjatë fazës REM kur personi është tërësisht në një gjumë të thellë, kur trupi është tërësisht i palëvizëshëm dhe i paraziluar dhe ëndrrat janë më “të gjalla”. Në këtë rast domethënia nuk është fiziologjike dhe për ta interpretuar duhet të studiohet profili i plotë psikologjik i personit që e përjeton këtë ndjenjë.

Ekziston një lidhje e drejtëpërdrejtë mes stresit dhe toksikodipendencës. Këto janë rezultatet e një studimi në USA të realizuar nga një neurofiziolog italian: ka arritur të zbulojë mekanizin neurologjik që shtyn ata që ndihen nën stres të kërkojnë lehtësim tek alkooli dhe droga.

MILANO – Stresi mund të çojë në toksikodipendencë, madje sipas një studimi, egziston një lidhje e drejtëpërdrejtë midis tyre. Antonello Bonci, neurofiziolog dhe docent në University of California të San Francisco, ka arritur të vërtetojë në sajë të studimeve këtë hipotezë. Dhe jo vetëm kjo por dhe mekanizmat të cilët janë përgjegjës për pamundësinë e largimit dhe ndërprerjes së drogës apo alkoolit janë po të ndikuara nga stresi. Stresi përdor një lloj kalimi të preferuar për të stimuluar një zonë të veçantë të trurit, aktiviteti i së cilës është i lidhur me sjellje të varura. Karakteristikat e kësaj zone specifike ishin të dituar por vetëm tani është bërë i qartë aktivizimi i saj. Studimet, sipas Boncit, tregojnë që Crf (i pranishëm në sasi të mëdha në të gjithë sistemin nervor qëndror, por me nivele të ndryshueshme tek ata që vuajnë nga depresioni dhe sëmundje si sikicofrenia apo sëmundja e Alzheimerit. Deri tani është menduar që është Crf që kishte një rol kryesor në përgjigjen kimike celebrale të lidhur me stresin) është një proteinë që formon një kompleksitet i cili stimulon receptorë të caktuar të qelizave nervore në zonën e caktuar me të cilën lidhet ky aktivitet i varësisë nga alkooli, droga, bulimia dhe sëmundje apo varësi të tjera. Pas disa vjetësh mund të mendohet për një grup të ri medikamentesh të cilat nuk do të shërbejnë vetëm për të luftuar toksikodipendencën.

19 gusht 1839 Të pikturosh me dritën “Që sot piktura ka vdekur” deklaroi një artist dhe ishin të shumtë ata që e menduan kur shkenctari dhe piktori frances Louis Jacques Mandé Daguerre prezantoi në institutin e Francës teknikën e tij për të riprodhuar imazhin. Quhet dagherrotipia dhe është metoda e parë praktike e përdorur për të realizuar një fotografi. (fotografia e parë është realizuar nga Joseph-Nicéphore Niepce në 1926-1927,por ishte e një cilësie shumë të dobët dhe kërkonte rreth 8 orë ekspozimi). Zbulimi i Daguerre u bë në mënyrë të rastësishme. Shkenctari e kishte përftuar imashin me një ekspozim të shkurtër në dritë, por duhet të gjente mënyrën për ta fiksuar tek lastrat me kripra argjendi. Një mbrëmje i lodhur nga eksperimentet e tij shkoi të flinte duke e vendosur lastrën me imazhe akoma të pafiksuara në një dollap ku mbante shishe të vogla me substanca kimike të ndryshme. Mëngjesin tjetër mori lastrën nga dollapi me bindjen se imazhi ishte zhdukur ndërsa në të vërtetë i çuditur zbuloji se imazhi ishte fiksuar në lastër. Gjatë ditëve të ardhëshme e përsëriti eksperimentin duke përdorur në lastër të gjitha kimikatet që kishte pasur në dollap. Vetëm kështu arriti të zbulojë se kishin qenë avujt e mërkurit ato që kishin fiksuar imazhin mbi lastër.

Planeti më antik I zbuluar nga teleskopi spacial Hubble, planeti ka një seri karakteristikash absolutisht të jashtëzakonshme. Para së gjithash është planeti më antik i zbuluar deri më sot. Duhet të ketë të paktën 13 miliardë vjet dhe ka egzistuar shumë më përpara se sa kanë menduar astronomët. Kjo sepse drita që vjen nga ky planet ka arritur pas 13 miliardë vjetësh. Hipoteza që duhet të ribëhen. Si planeti ashtu dhe yjet janë në brendësi të një grupi globular të quajtur M4; ashtu si dhe grupet e tjera ky është i varfër me elemente, për këtë astronomët mendonin se nuk ishin të mundura formacionet e planeteve. Planeti i sapozbuluar e përgënjeshtron këtë hipotezë, ashtu si dhe atë që ishte e pamundur lindja e planeteve të rinj në në miliardvjeçarët e parë të universit. Planeti ka një masë 2 herë e gjysmë më të madhe se ajo e Jupiterit dhe është demostrimi që lindja e trupave qiellorë rreth yjeve nuk është një proçes aq i rrallë sa mendohej apo proces që duhet të ndodhë patjetër në zona të pasura me elementë të rëndë. Kështu rriten mundësitë për të qënë më i madh numri i planeteve në të gjithë universin nga ç’kanë parashikuar deri tani astronomët. Megjithatë numri i planeteve në të cilët është e mundur lindja e jetës është gjithmonë i pakët.

Lentet e kontaktit kurative për të shëruar miopinë. Duke u vendosur gjatë natës janë në gjendje të modifikojnë sipërfaqen e korneas duke korrigjuar difektet e të parit. Këto lente janë eksperimentuar me sukses në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë shpejt pritet që të vijnë dhe në Itali. MILANO – Lajme të mira për miopët. Janë në arrdhje lentet e kontaktit kurative. Duke u vendosur gjatë natës kur sytë janë të mbyllur dhe flihet janë në gjendje që të korrigjojnë difektet e të parit duke modifikuar sipërfaqen e korneas. Kufizimi i vetëm që egziston për përdorimin e këtyre lenteve është se mund të vendosen vetëm nga ata që vuajnë nga një miopi e lehtë. Kjo arritje është konsideruar nga specialistët okulistë si një revolucion i vërtetë për miliona persona që vuajnë nga ky shqetësim dhe që janë të detyruar që të mbajnë syze përgjatë gjithë jetës, lente kontakti apo t’u nënshtrohen dhe rrezeve lazer . Teknika në të cilën janë bazuar lentet e reja, e quajtur ortokeratologji është aprovuar tashmë në Shtetet e Bashkuara nga Food and Drug Administration dhe është përdorur në mënyrë sporadike në disa vende evropiane si në Hollandë dhe në Britaninë e Madhe. Specialistet thonë se sistemi i ri duhet parë me besim pasi funksionon në të njejtën mënyrë si aparatet e dhëmbëve. Lentet janë të rrumbullakta si lentet normale por që vendosen në sy me një kënd të veçantë duke qenë se në qendër janë të sheshta. Me kalimin e kohës, ashtu siç ndodh dhe me aparatet që drejtojnë dhëmbët dhe sipërfaqja e korneas do të modifikohet. Ndërkohe lentet e kontaktit normale vetëm në Itali përdoren nga 2 milionë persona që janë pjesa më e madhe të rinj. Më të përdorurat janë ato me përdorim të përditshëm ( rreth 90 për qind e konsumatorëve) më pas vijnë lentet e përdorura për presbiopinë lentet bifokale dhe ato që janë tërësisht për qëllime estetike si për të ndryshuar ngjyrën e syve. Por specialistët këshillojnë për një kujdes shumë të madh në përdorimin e lenteve normale të kontaktit pasi sipas statistikave një përdorues i lenteve të kontaktit ka riskun që të paktën një herë gjatë përdorimit të tyre të këtë një infeksion apo një traumë të syrit në momentin e vënies.

Microsoft mbyll komunikimin me chat Duke filluar që nga 14 tetori Msn do të mbyllë të gjitha dhomat e bashkëbisedimit në Evropë. Specialistët deklarojnë se janë bërë terren për shpërndarjen e spamming". MILANO – Siti është Msn.it, në linjën internet të Microsoft dhe lajmërimi i vendosur në të padyshim që do të sjellë diskutime të mëdha: “Duke nisur nga 14 tetori do të mbyllim të gjitha dhomat e chatit” Një goditje e vërtetë për ata që e kanë pasion bisedën nëpërmjet kompiuterit. Specialistët e Microsoftit janë shprehur se: “Tashmë është vendosur që mbyllja e këtij komunikimi do të jetë totale dhe definitive për Evropën ndërsa në Shtetet e Bashkuara, në Japoni dhe në Kanada këtë lloj bisedimi me të gjithë botën mund ta përdorin vetëm ata që janë të abonuar me kartë krediti”. Ky vendim i Microsoft, është marrë për motive sigurie dhe vigjilence mbi privacy e përdoruesve. Specialistët shprehen se janë të vetëdijëshëm për reagimet që do të pasojnë vendimin e tyre por sipas tyre : “Ishte e vetmja rrugdalje duke marrë në konsideratë që dhe bilanci mbi këtë shërbim ishte negativ. Kryesisht kjo masë është marrë për të garantuar sigurinë e përdoruesve. Linjat chat janë trasformuar në një terren të përshtatëshëm “gjuetarësh” të siteve të ndryshme për të zënë sa më shumë klientë, për të mos folur më pas për manikaët seksualë të të gjitha llojeve që e përdorin seksin për përfitime matëriale. Nuk mund të vazhdohej kështu pasi u bë e pamundur që linjat chat të monitoroheshin 24 orë: tashmë ato janë shndrruar në një terren të minuar”.