Sepse hekurudha e parë lindi në Angli ku për analogji u adaptua dhe për trenat qarkullimi në anën e majtë që përdorej për trafikun rrugor. Hekurudha e parë e njohur i përket vitit 1801 ndërsa lokomotiva e parë e shpikur nga George Stephenson kaloi mbi binarë mes Stokolmit dhe Darlingtonit në 1825. Gjermanët kundërshtuan. Shumë vende evropianë mes tyre dhe Italia dhe Franca adaptuan për hekurudhat e tyre qarkullimin në të majtë dhe pse karrot dhe karrocat në rrugë ecin në anën e djathtë. Në fillim të erës së rrotullimit, e gjithë teknologjia hekurudhore angleze u adaptua dhe në Evropë deri tek distanca e ndërmjet shinave të trenit prej 1435 milimetrash. Vetëm disa shtete si Gjermania dhe Austia vendosën që t’i lënë trenat të lëvizin në anën e djathtë.
Përse gjarpërinjtë ndërrojnë lëkurë? Substanca nga e cila është bërë shtresa e sipërme e epidermës së lëkurës së gjarpërinjëve nuk është elastike dhe nuk rigjenerohet me kalimin e kohës; kur gjarpërinjtë rriten, lëkura e tyre bëhet si një veshje e ngushtë për ta. Gjarpërinjtë bëjnë një ndërrim të plotë të lëkurës në periudha të cilat variojnë nga 6 muaj në një vit sipas llojit të tyre. Disa ditë para se të ndërrojnë lëkurë këto kafshë humbin oreksin, bëhen gjaknxehtë dhe përpiqen të qëndrojnë pranë ujit sepse duke ndërruar lëkurë preferojnë dhe një larje. Nën lëkurën e vjetër formohet dhe një shtresë tjetër që është lëkura e re dhe në momentin e duhur gjarpërinjtë e çajnë lëkurën e tyre tek koka dhe fillojnë ta shtyjnë pas duke u zvarritur pas tokës. Lëkura e butë rrëshket dhe duke mos patur këmbët si pengesë, arrin të largohet e plotë nga trupi i gjarpërit. Një gjarpër Indigo duke dalë nga lëkura e tij. Është një nga gjarpërinjtë më të gjatë të kontinentit amerikan dhe mund ta kalojë gjatësinë prej 2 metrash e gjysmë.
Flokët dhe thonjtë rriten më shumë gjatë periudhave të caktuara? Ritmet e rritjes së flokëve janë shumë të ndryshueshme në periudha të caktuara, ndërsa me thonjtë nuk ndodh e njejta gjë. Në ndryshim me sa ndodh tek kafshët, që humbasin shtresa të lëkurës gjatë stinës së ngrohtë duke mos qenë të detyruar që të mbrohen nga i ftohti, tek njerëzit është vënë re një rritje më e shpejtë e flokëve në periudhën e ngrohtë dhe në veçanti në periudhën e korrikut. Ky fenomen në përgjithësi është më i dukshëm tek femrat se sa tek meshkujt dhe akoma nuk ka arritur të zbulohet se pse ndodh dhe pse dihet që një rol të rëndësishëm luan dhe temperatura. Ritmet e rritjes së flokëve nga ana tjetër janë të influencuar nga shumë faktorë si: hormonet, mosha, gjendja e organizmit. Në kushte normale rreth 120 mijë fijet e flokut që ka mesatarisht një njeri në kokë rriten rreth 1.2 cm në muaj. Ndërsa rritja e thonjëve varet nga ushqimi dhe aspak nga stinët. Thonjtë zgjaten mesatarisht 3 milimetra në muaj.