RTV Zëri · Kryefaqja

109 vjet nga fluturimi i parë

2012-12-15 · Arkivi historik RTVZIK

12 sekondat që e ndryshuan botën Vëllezërit Wright e filluan epokën e aviacionit më 17 dhjetor të vitit 1903. Prej asaj dite, zbulimi i tyre e bëri botën më të vogël...

Në mitologjinë greke Ikarusi ishte i pari që e provoi rrezikun nga ngjitja e fletëve me anë të dyllit dhe ngjitjes në qiell (ra në oqean dhe u mbyt). Mirëpo, para 100 vjetëve vëllezërit Wilbur dhe Orville Wright e filluan epokën e aviacionit modern me një ngjarje mjaft modeste: ata e mbuluan me një pëlhurë të bardhë një skelet prej druri, ia vendosën një motor prej 12 kal fuqive të përgaditur nga ta, dhe u ngjitën në qiell... Vetëm për disa sekonda... Në 17 dhjetor të 1903-shit, katër fluturimet e shkurta të këtyre dy vllezërve afër vendit të quajtur Kitty Hawk, në gjatësi prej 120-852 feets (njësi matëse amerikane), e ndryshuan krejtësisht botën. Këto ishin fluturimet e para të kontrolluara, me makina më të rënda se ajri. Ëndrrat e fëmijve që nga koha greke dhe të shkencëtarëve si Leonardo da Vinçi më në fund u realizuan. Sot aviacioni vazhdon të bashkojë shkencën dhe artin, të panjohurën me matematikën. E solli botën më afër, duke eliminuar izolimin gjeografik. Ja solli turizmin masave të mëdha, e shpejtoi tregtinë dhe ia zgjeroi horizontet secilit, duke filluar prej poetëve e gjer te polikanët dhe zbuluesit. Mirëpo, për fat të keq i transformoi edhe luftërat, duke i bërë më vdekjeprurëse duke u dhënë një mjet të ri dhe të rrezikshëm. Mu për këto arsye pozitive dhe negative, aeroplani fitoi një vend të posaçëm magjik në imagjinatën e njeriut dhe u quajt "zbulimi më i madh i shekullit

Kureshtja e pashuar njerezore

Pse ora është e ndarë në 60 min dhe pse minutat janë të ndarë në 60 sek? Të parët që e organizuan kohën në këtë mënyrë që është dhe sot kanë qenë babilonasit. Falë tyre viti ishte ndarë në 12 muaj sipas 12 fazave hënore dhe ishte logjike që dita dhe nata të ndaheshin secila në 12 orë duke korresponduar me të 12 fazat e vitit. Presupozohet se kanë qenë po babilonasit ata që e kanë ndarë orën në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda sepse 60 ishte numri më i madh të cilit babilonasit i kishin dhënë një emër.(sistemi gjashtëdhjetor)

Ora dhjetore. Në 1793 u bë një tentativë për të përdorur sistemin dhjetor dhe për orën dhe minutat. Këshilli i Republikës francese vendosi që ditnata të ndahej në 20 orë me nga dhjetë orë secila. Çdo orë të ndahej në 100 minuta dhe çdo minutë në 100 sekonda. Ky sistem filloi në përvjetorin e themelimit të republikës. Viti ishte i përbërë nga 12 muaj me nga 30 ditë dhe 5 ditë shtesë që nuk bënin pjesë tek asnjë muaj në veçanti. Reforma ndikoi dhe në organizimin e javës po në favor të dekadës, tre dekada (tre javë me nga dhjetë ditë secila) bënin një muaj. U prodhuan dhe ora me ndarje dhjetore por pas 13 vjetësh në 31dhjetor 1805 Napoleoni e hodhi poshtë reformën duke e kthyer gjithçka në normalitet. Ora dhjetore u propozua përsëri në 1998 nga Swatch që e quajti Beat për të matur kohën në internet. Dhe ky eksperiment nuk ka funksionuar.