RTV Zëri · Kryefaqja

Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

2012-12-15 · Arkivi historik RTVZIK

Në Australi ka më shumë se 150 milionë dele dhe një popullsi prej rreth 17 milionësh.

-Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.

-DNA ka një madhësi prej 1 të mijtat e milimetrit, përbehet prej rreth 200 miliard atomesh dhe përmban 1 milion faqe njohuri.

-Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjetë të jetës ne banjo.

-Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë

-Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri me modern nuk i afrohet as nivelit të nje zvarritësi.

Formuesi i Çmimit Nobel, Alfred Nobel në fakt ishte nje fabrikator dinamiti. -Braziliani Edson Donasimento Pele,konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.Në 1254 ndeshje futbollisike ai shënoi 1216 gola.

-Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.

-Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe.Pesha e saj është 51,80 kg.

-Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para pak kohe fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjvetë nbajtur në Stamboll.

-Numri më i madh i të vde****e nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsejt 28 104 000 njerëz.

-Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsejt 72 shkronja.

-Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako".Madhësia e fushës është 241,5x35.42 km2.

Little boy" (djaloshi i vogël)quhet bomba e cila është hedhur në Hiroshimë.Bomba ishte e gjatë 3.04 metër dhe e rëndë 4.080 kilogram.

Njeriu me dhëmbë më të fortë është Gjon Masi nga Belgjika.Në nëntor të vitit 1978 me dhëmbë arriti të tërheq 2 vagona të rëndë 126 ton.

Në gusht të vitit 1992 në spitalin e qytqtit në Ontario,Kanada është lajmëruar gruaja 42 vjeçare me "dhimbje të lehta në bark".Nga barku i saj janë larguar 2 533 sende prej tyre 947 gjilpëra të cilat ajo i kishte gëlltitur me vite,

Nga barku i vajzës 20 vjeçare nga Devoni Jugor,Angli u nxor "topi" nga qimet e flokëve te saj të cilat i kishte gëlltitur,i rëndë 2,5 kg.Operimi u realizua në mars 1985.

Njeriu më i rëndë në historinë e mjekësisë ishte Xhon Brouer Minoh nga rrethina e Uashingtonit i cili ishte i trashë që nga fëmijëria.Në mars të vitit 1978 ai u dërgua në spitalin universitar të Sietelit,për shkak të problemeve të mëdha të frymëmarjes dhe të zemrës.Sipas mjekut Dejvid Shvarc,në momentin e pranimit ai peshonte më se 635 kilogram.Pas dietës 16 mujore ai u lëshua nga spitali me peshë 216 kilogram.Në momentin e vdekjes më 10.09.1983 ai peshonte 362 kilogram.

Pjesëtarët e fisit Tutsu ose Vatus , të cilët jetojnë në Ruandë dhe Burundi në Afrikën Qendrore janë njerëzit më tw gjatë në botë.Gjatësia mesatare e tyre është 184 centimetër

_Në fund të jetës së tij trupi ka prodhuar 950 kilometër flokë, ndërsa sytë janë mbyllur rreth 415 milionë herë. Edhe në moshë të vjetër asnjë asht i njeriut nuk është më i vjetër se 20 vjet-sepse eshtrat përtrihen rregullisht.

2- 69 Fëmijë të një nëne Feodor Vasilijev nga Shuya (Rusi), nga gjithsejt 27 lindje gjatë viteve 1725-1765 lindi 16 bineqë, 7 treneqë, dhe 4 katërneqë. Vetëm dy fëmijë prej tyre vdiqën si foshnjë.

3- James Gill, i biri i Brenda dhe James Gill, lindi 128 ditë para kohës së paraparë. Në lindjen e tij më 20 Maj 1987 në Ottawa, Ontario (Kanadë) peshonte 624 gr.

4- Nëna më e vjetër Rosanna Dalla Corta nga Viterbo (Itali) sipas të dhënave në korrik të vitit 1994 në moshën 63 vjeçare lindi një djalë.

5- Operacioni më i gjatë Një operacion i cili u zhvillua në vitin 1951 në Chicago, Illinois (USA), gjatë të cilit pacientes Gertrude Levandowski iu mënjanua një cistë nga njëra vezore e saj, zgjati prej 4-8 Shkurt d.m.th. 96 orë. Gjatë operacionit pesha e pacientes zbriti nga 280 në 140 kg.