RTV Zëri · Kryefaqja

Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.

2012-12-15 · Arkivi historik RTVZIK

-Më 17.12.1998 kinezi Li Jian Hua në emisionin televiziv Guinnes World Records: Primetime ngriti me vesh peshën 50 kg (tjegulla ndërtimi të lidhura bashkë dhe të kapur në veshin e tij).

-Kenguri më i madh (Macropus rufus) në Australinë qendrore, -jugore dhe atë -lindore, plotësisht i drejtuar është 1,80 m i lartë, dhe gjatësia e përgjithshme (megjithë bisht) është 2,85 m. Pesha e tij rreth 90 kg.

-Kilauea në Hawaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.

-Amerikanja Janice Deveree në vitin 1884 kishte mjekër me gjatësi 36 cm.

-Rekordin botëror në qëndrim në një këmbë e theu Arulanantham Suresh Joachim nga Sri Lanka prej 22.05.1997 deri me 25.05.1997 duke qëndruar 76 orë e 40 minuta.

-Me 9.06.1996 Walter Arfeuille (Belgjikë) tërhoqi me dhëmbë 8 vagonë treni mbi hekurudhe, me një peshë gjithsejt 223.880 kg në largësi prej 3,2 m.

-Personi më i vjetër i të gjitha kohërave, me datëlindje të vërtetuar, ishte françezja Jeanne Louise Calment. Ajo u lind më 21.02.1875 dhe vdiq më 04.08.1997 në Arles të Francës në moshën 122 vjeçare.

-Binjakët më të rëndë në botë ishin Billy Leon dhe Benny Loyd McCrary, alias McGuire, nga Hendersonville (USA) të cilët u lindën më 7.Dhjetor 1946. Deri në moshën 6 vjeçare kishin shtat normal. Në Nëntor 1978 Billy peshonte 337 kg. ndërsa vëllau i tij Benny 328 kg. Billy vdiq në Korrik 1979.

-Zbuluesi i parë i phonograph-it (gramophonit të mëvonshëm) ishte amerikani Thomas Alva Edison në vitin 1877, i cili kishte planifikuar të zbuloj një inçizues diktimi për punë në zyre. Phonographi i asaj kohe kishte formë cilindri, deri në vitin 1887 kur zbuluesi gjerman Emile Berliner zbuloi pllakë-phonographin (gramophonin) i cili i zhvillua në një medium artistik.

-Gjurmimi më i madh i arit ndodhi në SH B A, ku më 24.01.1848 një pronar i një puntorie të drurit dhe shoku i tij, në Sacramento (sot California) zbuluan ar. Një vit më vonë e vërshuan mbi 80 000 gjurmues të arit të ashtuquajturin forty-niners në këtë regjion. Në vitin 1853 numri i tyre arri mbi 250 000.