RTV Zëri · Kryefaqja

BURRI BURRË

2012-12-15 · Arkivi historik RTVZIK

Në Ugandë burrat vendosin:Nëse do të dalin gratë e tyre në zjedhjet presidenciale dhe poqese qëndrimi politik i grave të tyre, nuk pajtohet me at të "Zotit të shtëpisë", atëherë tua marrin kartonin zjedhës.

PËRSHËNDETJE

Pjestarët e fisit Masai të Tanzanisë, në shenjë përshëndetjeje e nderimi të thellë me rastin e takimit ose të ndarjes, përshtyjnë njëri-tjetrin.

DY ORË MË HERËT

Nëse nga Londra fluturoni me "konkord" për në Nju-Jork, atje do të arrini dy orë pra se jeni nisur.

DUHET TA DIMË SE...

Gjatë një viti bimët e tokës thithin 150 miliardë ton karbon e 25 miliardë tonë hidrogjen dhe nxjerrin në atmosferë 400 miliardë tonë oksigjen.

***

Nga një metër kub dru pishe, pas përpunimit me lëndë të ndryshme, përgatiten 2.000 palë çorape ose 5.00 fustanë.

***

Në Gadishullin e Floridës në SHBA, rritet i ashtuquajturi dru sapuni. Frytet e tij të pjekura përdoren për larjen e teshave dhe formojnë shkumë një lloj si sapuni. Banorët vendas nuk përdorin sapun tjetër për të larë teshat.