RTV Zëri · Kryefaqja

KU JANË OXHAQET?

2012-12-15 · Arkivi historik RTVZIK

Kur ka përfunduar ndërtimi i hotelit "Huard" në Baltimor, ekspertët kanë vendosur kazanët për ngrohje qendrore dhe e kanë ndezur zjarrin. Atëherë nga dritaret dhe dyert e ndërtesës ka filluar të dalë tymi dhe është konstatuar se mjeshtrit kanë harruar t'i ndërtojnë oxhaqet.

NËSE NUK KENI PUNË...

Njëfar Antonio Gomesh*t nga Portugalia, duke qenë pa punë , iu kujtua të konkurojë në rekortet e Ginisit me një mënyrë origjinale të veprimit-duke qëndruar ulur. Ai këtë rekord e arriti pa lëvizur nga vendi plot pesëmbëdhjetë orë e dy minuta. Kështu, Antonio vazhdon të fitojë edhe të ardhura. Kudo që shkon, si njeri i rekordeve të Ginisit, ai rri ulur sa më gjatë të jetë e undur dhe, në bazë të kësaj, merr edhe shpërblime.

NJË E PUTHUR NË MËNGJES ZGJAT JETËN

Të dashuruarit puthen me kënaqësi në çdo kohë, por pak veta e dinë se e puthura në mëngjes përcakton humorin e ditës. Disa shkencëtar anglezë kanë vërtetuar, se burrat që në mëngjes zgjohen nga një puthje e ëmbël, ose e vrullshme e me pasion nga bashëkshortet, jetojnë pesë vjetë më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për gratë. E puthura pakëson stresin sipas studiuesve. Ajo forcon qarkullimin e gjakut, qetëson sistemin nervor, bën në enët e gjakut të depërtojë më shumë oksigjen. Sa më shpesh puthen njerëzit, aq më shumë jetojnë. Prandaj mos harroni të putheni nesër me bashkëshorten në mëngjez kur zghoheni, këshillojnë shkencëtarët anglezë.

TREVJEÇEARËT QË LEXOJNË PA PENGESA

Binjakët trevjeçarë kinezë, vëla e motër ce Xen dhe Ce Fan Xhuan nga Shanduni i Shangajit, u regjistruan në librin e rekordeve të Ginisit, sepse lexojnë 2.400 karaktere ( shenja shkronjash kineze ) dhe 1000 fjalë anglisht. Vajza ka filluar t'i lexojë gazetat fjalë, qysh në moshën 1 vjeçarë e gjysnë dhe tani ato përparojnë gati paralelisht. Si krahasim i aftësive përmendet fakti se për shkrim leximin aftësohet kur të lexojë 3.000 karaktere, kurse akademikët dinë 80.000 prej 100.000 karaktereve të leksikut kinez.