Një kamion, që ka transportuar vezë, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një humnerë të thellë, por, besoni apo jo, me këtë rast janë thyer vetëm 30 vezë. Timonin e këtij kamioni e ka pasur në dorë shoferi Norman Beli nga Sutporti (Angli).
PIKTURA
Në vitin 1961, Muzeu i artit modern në Nju Jork e ekspozoi pikturën "Anija" të Anri Matisit (1869-1954), doajenit të njohur në pikturë me emrin fovizëm. Plot dyzet e shtatë ditë vizituesit mahniteshin nga vepra e tij e atëherë dikush vërejti rastësisht se piktura e tij ka qenë e ekspozuar mbrapshtë.
VEZA MË E MADHE NË BOTË
Vezën më të madhe e ka bërë një struc (shpend që jeton në shkretira të nxehta) nga Madagas**** dhe është e madhe sa 180 vezë pulash. Zogu ishte 3m. i gjatë, por nuk mund të fluturonte. Si këto vezë, ekzistojnë vetëm 30 kokra në tërë botën. Shumica gjenden nëpër muze, vetëm tri janë marrë nga privatët. Njëra prej tyre është veza më e shtrenjtë e blerë deri më sot. Nuk besohet se ndonjë njeri do të dëshironte të paguante kaq shumë para për një kokërr vezë.