RTV Zëri · Kryefaqja

SHAKA E KRIPSHME, SHUMË E KRIPSHME

2012-12-15 · Arkivi historik RTVZIK

Zoti Kristi, pronar tridhjetepesëvjeçar i një lokali nate në Mançester, u kthye i lodhur në shtëpi dhe hyri drejt në vaskë për t'u freskuar me ujin e vakët. Kur deshi t'i lante flokët, konstatoi se shamponë nuk e kishte afër, prandaj e luti të birint'ia afronte shishen. I biri e dëgjoi pa fjalë. E kur zoti Kristi i fërkoi flokët, vërejti se me shamponë nuk ishte diçka në rregull. Kur edhe për herë të dytë qiti shampo në kokë, klithi i tmerruar-grushti iu mbush plot dhe sa më shumë që i fërkonte aqë më shumë i binin flokët. Atëherë vendosi ta shikonte etiketën. Me shkronja të mëdha shkruante: depilator ( masë për heqjen e qimeve).

Kur të nesërmen shkoi në lokalin e tij, myshterinjtë e rregullt asesi s'mund të kuptonin se pse pronari Kris e kishte rrojtur kokën kur kishte pasur flokë aq të bukur e të dendur. E,sa i përket Krisit si babë, ai asnjëherë nuk mundi të zbulojë mos ishte vallë kjo shaka e të birit të tij.

KOINCIDENCA TË PABESUESHME

Abraham Linkolni, presidenti i SHBA-së për herë të parë hyri në Kongres më 1847. U zgjodh president më 1860. E vrau në Uashington Xhon Uillks Buth një ditë të premte, duke e goditur prapa kokës. Linkolni shoqërohej nga bashkëshortja. Vrasësi ishte lindur më 1839. Abrahami Linkolni u zëvendësua nga Endrrjy Xhonson, i cili ishte demokrat nga jugu. Xhonsoni ishte lindur më 1808. Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi. Ditën e vrasjes ai e këshilloi presidentin të mos shkonte në teatër, ku Buth shtiu mbi presidentin dhe vrapoi drejt një depoje.

Xhon Ficxhelard Kenedi hyri për herë të parë në Kongres më 1947. U zgjodh president i SHBA-së më1960. U vra në Dallas një ditë të premte nga Li Havri Osvald, i cili e qëlloi në kokë. Kenedi shoqërohej nga bashkëshortja Zhaklina, vrasësi ishte i lindur më 1939. Xhon Kenedi u zëvendësua nga Lindon Xhonsoni, i cili ishte demokrat nga jugu.