ZGJOHET PAS TETË VJETËSH
Polici Dokuen SH.B.A. u zgjua nga gjumi, ku kishte rënë që në vitin 1988,pas një goditje në kokë nga një i dehur. Porsa u zgjua, Dokueni nisi të flasë dhe të bëjë shaka me pjestarët e familjes. Ai njohu dy djemtë e tij, të cilët ishin pesë dhe shtatë vjeç, kur i ati ra në gjumë.
KOMPJUTERI NUK FAVORIZON KRIJIMTARINË
Rej Bredberi, shkrimtar amerikan i letërsisë fantastiko-shkencore, tërhoqi vëmendjen për rrezikun që vjen nga arsimi, i cili mbështetet vetëm e vetëm në kompjuterët, dhe u angazhua për më shumë kulturë letërare.Sipas mendimit të shkrimtarit, i cili është duke marrë pjesë në një panair ndërkombëtar të librit në Buenos-Ajres, Interneti të lë pa mend, veçse në të vërtetë nuk mundëson zhvillimin e frymës krijuese. Duke komentuar tërheqjen e librit para fotografisë dhe kompjuterve, Bredberi tha se libri është një punë personale. "Kur shkoni në shtrat, mund të merrni me vete vetëm një libër ose një person". Me gjithatë, ai e pranoi se videoja ka epërsitë e veta, meqenëse i krijon mundësi njeriut të shohë më shumë filma e të njoh kulturën dhe historinë e popujve të tjerë. Bredberi, 77-vjeçar, është autor i romanit "Farenhajt 451" dhe i "Kronikës marsiane".
E KA DITUR APO JO
Uiliam Xhening Brajani në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme të SHBA-ve në hapjen solemne të kanalit të Panamasë në vitin 1915 e ka ftuar marinën luftarake zvicerane të marrë pjesë në solemnitetin e rastit. Bëhet pyetja se vallë ministri me të vërtetë nuk e ka ditur se Zvicra nuk ka dalje në det ose ka menduar se Zvicra e mban marinën luftarake vetëm për shkak të liqenit të Gjenevës!!!