RTV Zëri · Kryefaqja

Bilanc tmerrues i sulmit mbi një shkollë në SHBA, 27 të vrarë

2012-12-14 · Arkivi historik RTVZIK

, 14 dhjetor – Gjatë të shtënave me armë në një shkollë në qytetin Newtown të shtetit Connecticut të SHBA-së, sot janë vrarë të paktën 27 njerëz, në mesin e të cilëve edhe 14 fëmijë, njoftoi rrjeti televiziv CBS, derisa agjencia amerikane e lajmeve AP raporton për 18 fëmijë të vrarë, duke iu referuar një burimi zyrtar por të paidentifikuar. Sipas të dhënave të para është vrarë edhe sulmuesi, një person madhor te i cili janë gjetur dy lloje armësh.

Sipas agjencisë britanike Reuters, shkollën në të cilën u krye sulmi i sotëm e ndjekin fëmijët e moshës nga 5-10 vjeçare.

Në xhirimet televizive shihen policët dhe autoambulancat në vendin e ngjarjes, si dhe prindërit duke ngarendur drejt shkollës.

Newtown ka 27 000 banorë dhe gjendet 130 kilometra në verilindje të New Yorkut.