BEOGRAD- Një polic dhe dy keqbërës u vranë sot gjatë një shkëmbimi zjarri gjatë grabistjes së një dyqani bizhuterish në pjesën jugore të Serbisë, njoftoi në një komunikatë Ministria e Brendshme serbe.
Polici, Miroslav Stamenkoviç, 27 vjeç, ka ndërhyrë për arrestuar tre personat që po grabisnin dyqanin e bizhuterive në qendër të Vlasotince, qytet rreth 300 kilometra në jug të Beogradit, sipas të njëjtit burim që shtoi se tre keqbërësit kanë hapur zjarr menjëherë.
Polici është kundërpërgjigjur duke lënë të vdekur dy nga tre keqëbërërsit, por dhe vetë i prekur nga plumbat ka humbur jetën nga plagët e rënda. ''Keqbërësi i tretë u arrestua'', shtoi i njëjti burim.
Kryeministri serb dhe ministri i Brendshëm, Ivica Dacic u shpreh i tronditur nga kjo ngjarje tragjike në një telegram dërguar familjes së policit të vrar