Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një parakusht jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend që synon Bashkimin Evropian. Ky ka qënë mesazhi i ardhur nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ndërsa thekson se zgjedhjet luajnë një rol madhor, pasi janë elementi themelor që tregon se demokracia ekziston.
“Zgjedhjet e lira e të ndershme, në përputhje të plotë me standartet ndërkombëtare, në përputhje me standartet e Komisionit të Venecias, janë parakusht jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian. Nëse zgjedhjet janë të lira e të ndershme, atëherë vendi tregon se elementi themelor i demokracisë ekziston. Pra, zgjedhje të lira, të ndershme e të pavarura. Për këtë arsye mendoj se ato luajnë një rol madhor”.