RTV Zëri · Kryefaqja

Më shumë plaka mbi 100 vjeç në Amerikë

2012-12-14 · Arkivi historik RTVZIK

Gratë përbëjnë 80 për qind të rreth 53 mijë njerëzve në SHBA që janë mbi njëqind vjeç, thotë një raport i ri nga Enti i Statistikave në SHBAEdhe pse tashmë është e ditur se gratë jetojnë më gjatë se burrat, një studim amerikan tregon se në kategorinë e njerëzve mbi njëqind vjeç, gratë bindshëm prijnë në statistika, për çdo njëqindvjeçar vijnë pesë njëqindvjeçare. Sipas Entit të Statistikave në SHBA që mbështetet në regjistrimin e popullsisë të vitit 2010, nga 53. 364 amerikanë më të vjetër se njëqind vjet, më shumë se 80 për qind janë gra.

"Në 100 njëqindvjeçarë ka vetëm 20.7 njëqindvjeçare", bën të ditur Enti i Statistikave në SHBA.

Sipas Librit botëror të rekordeve “Guinness”, aktualisht banorja më e vjetër në botë është 115-vjeçarja, Dina Manfredini, me origjinë nga Italia, e që jeton nga 1920 në Des Moines në Ajova të SHBA-së.

Në SHBA jetojnë 1.73 njëqindvjeçarë në dhjetë mijë banorë, në Suedi 1.93, në Francë 2.79 dhe në Japoni 3.42 njëqindvjeçarë në dhjetë mijë banorë.