Miriam Cani njihet si një këngëtare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani, ku edhe e nisi karrierën e saj. Mirëpo, duket se ajo po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm në karrierë. Ajo do të provojë t’i hyjë kinematografisë. Këtë lajm këngëtarja e ka ndarë me adhuruesit e saj në rrjetet sociale, ku ka shkruar: “Në janar jam e ftuar në audicionin e madh për një rol në filmin e famshëm gjerman “Bully”. E pres me padurim ndaj më uroni fat”, ka shkruar Miriami, teksa më tej ka zbuluar befasi të tjera. “Në datën 30 janar do të më ndiqni në prezantimin e një ‘Award Show’ në qytetin Köln. Shumë shpejt do publikoj materiale nga prezantimi im te ‘Drums Award’ në Stuttgart”, ka thënë këngëtarja, e cila e zhvillon karrierën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Si raporton Mapo e Tiranës, viti 2013 duket se do të jetë plot befasi për Miriam Canin, edhe pse nga angazhimet e shumta ajo ka shtyrë publikimin e këngës së saj më të re, që pritet të dalë në fillim të janarit.