RTV Zëri · Kryefaqja

KE akordon 56 milionë euro për Maqedoninë

2012-12-14 · Arkivi historik RTVZIK

Komisioni Evropian ka akorduar sot nga instrumenti financiar IPA 56 milionë euro për mbështetjen e reformave në Maqedoni.

Lajmi është bërë i ditur nga komesioneri për Zgjerim, Shtefan Fyle, sipas të cilit, mjetet e akorduara përfshijnë reformat në sistemin gjyqësor, ekonomi, bujqësi dhe në mbrojtjen e ambientit jetësor.

“Këto të holla janë të dedikuara për të ndihmuar ndryshimet e vërteta përmes modernizimit të mëtejmë të shtetit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Shpresoj se do të hapen mundsi të reja, siç është pjesëmarrja e shtetit në programin Erasmus”, ka deklaruar Fyle.

Vendimi i tillë vjen vetëm disa ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së nuk i dha Maqedonisë datë për fillimin e negociatave. Ndihmë financiare për reformat, KE ka akorduar edhe për Shqipërinë dhe Serbinë, si dy pretendente për në BE.