RTV Zëri · Kryefaqja

Real Madrid, 70 milionë euro për Bale

2012-12-14 · Arkivi historik RTVZIK

Krerët e Real Madridit janë duke diskutuar për transferimin e mundshëm të yllit të Tottenhamit, Gareth Bale ose të sulmuesit të Atletico Madridit, Radamel Falcaos, njoftojnë mediat spanjolle.

Klubi “mbretëror” ka kohë që është duke vëzhguar këta dy lojtar të mëdhenj, e të cilët po shkëlqejnë në këtë sezon të garave.

Sipas mediave iberike, Real Madrid janë të gatshëm shpenzojnë 70 milionë euro për uellsinin e Tottnehamit, i cili konsiderohet i nivelit të njëjtë me talentin e Santosit, Neymar.

Ndryshe, mësohet se ka rënë interesimi i “Los Blancos” për Falacon e Atletico Madridit, i cili me më ngulm kërkohet nga Chelsea.