RTV Zëri · Kryefaqja

Minus 19 Gradë në Tetovë,rrezikohet të ndërpritet procesi mësimor në shkolla

2012-12-14 · Arkivi historik RTVZIK

Shkollat e Tetovës kanë naftë dhe dru vetëm edhe për disa ditë, raportohet nga Sektori për Veprimtari Publike i Komunës së Tetovës.Udhëheqësi i këtij sektori Iljaz Halimi tha se nëse nuk paguhen paratë nga ministria përkatëse, nuk do të jemi në gjendje të blejmë naftë dhe mjete tjera për ngrohje. Një gjë e tillë do të shfaqte mundësinë që mësimi të ndërpritet. Nga ana tjetër nxënësit kanë dhënë shenjat e para të pakënaqësisë së tyre në lidhje me këtë problem. Ata ankohen se nuk ka ngrohje të mjaftueshme nëpër shkollat ku ata shkojnë dhe se nga ana e Qeverisë po anashkalohen sikur të ishte një problem i dorës së dytë./Shqipmedia