Mediat greke e kanë konsideruar regjistrimin e popullsisë në Shqipëri si të pasaktë dhe fals, pasi zyrtarët grekë mbetën të zhgënjyer nga përqindja e vogël popullsisë shqiptarë me origjinë greke.
Publikimi i rezultatit përfundimtar të regjistrimit të popullsisë realizuar në Shqipëri në vitin 2011 nga INSTAT, nuk ka kënaqur aspak fqinjin e Shqipërisë, Greqinë!
Për ta, përqindja e vogël e 0.83% të popullsisë shqiptarë me origjinë greke, interpretohet si një “hidhërim” dhe ia dedikojnë të frymës nacionale aktuale në vendin tonë!
Kështu, sipas rezultateve zyrtare të INSTAT, nga 2.813.741 qytetar me banim të përhershëm në Shqipëri që u regjistruan, vetëm 0.87% prej tyre deklaruan se janë me origjinë greke, përqindje kjo korrespondon me shifrën e 25.000 qytetarëve.
Madje për mediat greke, shqetësim përbën dhe reduktimi i madh i përqindjes së besimit ortodoks në Shqipëri, ku më parë shifrat lakoheshin në 25% ndërsa tani vetëm 6.8% e shqiptarëve deklaruan ortodoks, kundrejt 10.11% që deklaruan të besimit katolikë, ndërsa përqindja e atyre të cilët nuk iu përgjigjën pyetjes së besimit arrti në 15%.
Gjithashtu, mediat greke iu referuan reagimeve të organizatave të minoritetin grekë siç ishte ajo e “Omonias” e cila e konsideroi rezultatin si një parodi, ndërsa përfaqësia tjetër e minoritetit EEMM-MEGA, edhe pse u shfaqën të rezervuar përsa i përket legjislaturës rreth këtij procesi, iu bashkuan përpjekjes së qeverisë shqiptare për regjistrimin popullsisë, edhe pse në fund e dënoi atë!
Për grekët, rezultatet janë “jashtë çdo logjike për minoritetin”, pasi qeveria greke, paritë politike në vend dhe strukturat nacionaliste ishin informuar se në Shqipëri minoriteti grekë është shumë iu madh dhe se për këtë ata (përfaqësitë e minoritetit siç “Omonia” EEMM-MEGA etj.) janë sponsorizuar me miliona euro!
Madje, pala greke pretë të reagojë dhe kisha ortodokse me në krye arkipeshkopin Anastas!
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/