“Atdheu juaj nuk është fusha ose kodra e katundit tuaj, xhamia ose kisha e fshatit, minaretë ose kambanoret kryepërpjeta, oxhaqet e shtëpive a kasollet tuaja. Atdheu juaj është Shkodra për Korçarin, Korça për Kosovarin, Kosova për Kolonjarin, Kolonja për Hotasin e Grudasin, Hoti e Gruda e Plava e Gusia për Devollasin e Danglliasin, Devolli e Dangllia për Bregdetasin e për Çamin dhe Çamëria e Himara për Dibranin e Lumjanin. Atdheu juaj është gjithë toka shqiptare brenda e jashtë e përtej deteve e kudo ku ka shqiptarë e ku flitet gjuha e bukur shqipe” (Kristo Floqi)
Astrit Gashi Kopenhagё, Danimarkё
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë nё Danimarkë, sё bashku me komunitetin shqiptarё nё kryeqytetin e Danimarkёs- Kopenhagё,sikurse anё e mbanё rruzullit tokësor aty ku jetojnë shqiptarёt, u shёnua 100 vjetori i pavarёsisё sё Shqipёrisё! Palestra sportive nё Norrebrohallen ishte shume e vogёl pёr tё akomoduar gjithë ata shqiptarё qё kishin ardhur pёr tё nderuar historinё dhe pёr tё festuar sё bashku me bashkёkombasit e tyre. Ishin afër 2000 pjesëmarrës, të cilët krijuan një atmosferë të zjarrtё. Ambasada shqiptare dhe vetё ambasadori i shtetit shqiptar nё Danimarkёz. Arben Cici, RTV Zёri i Kosovёs ne bashkёpunim me komunitetin dhe shoqatat shqiptare treguan edhe njё herё se dinё tё jenё mikёpritёs tё organizimeve e mirëfillta për çështjet madhore të shqiptarisë. Nё kёtё manifestim nderuan me pjesёmarrjen e tyre edhe ambasadori i Maqedonisë nё Kopenhagё, z.Asaf Ademi, shkrimitari i mirёnjohur shqiptar z.Rizah Sheqiri, kёshilltari i jashtёm i ministrit tё diasporёs sё Republikёs sё Kosovёs, z.Xhevat Isufi, si dhe biznesmenё, sportistё, student dhe shumё bashkatdhetarёtё nderuar tё cilёt jetojnё nё kёtё gadishull skandinav. Ndёrsa ata tё cilёt i shtuan madhёshtinё kёsaj ngjarjeje ishin fëmijët tё cilёt me veshjet kombёtare kishin vёrshuar sallёn e cila shkёlqente vetёm kuq e zi! Salla ishte e stolisur bukur, artistët e veshur me shije, kostumet kombëtare, dhe flamujt krijonin një larmi ngjyrash mbresëlënëse. Dhe kur kësaj i shtojmë edhe plisat dhe veshjen kuqezi e me shije të moderatorёve tё RTV ZIK/ut, Adnan Alitit dhe Ixhet Lutfiu, atёherё cdo fjalё duket e mangёt ёr tё pёrshkruar atmosferёn qё mbretёronte atё natё!
Mbrëmja filloj me himnin kombëtar te cilin e këndoi Feride Istogu. Ambasadori i Shqiperisë Arben Cici si nikoqir i ketij manifestimi, falёmendroj bashkёadhetaret pёr bashkёpunim edhe numeroi një mori aktivitetesh tjera që janë realizuar gjatë ketij viti nё Kopenhage pёr ndёr të 100 vjetorit të shpalljёs së Pavarësisë së Shqiperisё. Organizimin e ekspozitës pёr turizmin shqipetar, ekspozite me veshje popullore, botimi i veprёs " Darka e gabuar " e I.Kadares nё gjuhёn daneze, aprovimi i njё kërkese të komunitetit shqiptarë drejtuar bashkisë së Kopenhages që njё nga rrugёt apo sheshёt e Kopenhagës të mbaj emrin e nobelistws shqiptare "Nena Tereze". Organizimi i akademisё pёrkujtimore kushtuar ministrit të parë të Luftes ne qeverinё e Ismail Qemal bej Vlorёs - Mehmet Pashe Deralla, organizimi i turnirit ne futboll " Kupa e Pavarësisë" , Shfaqja e filmit të Skenderbeut( titruar ne gjuhёn daneze ). Aktivitete kёto që kulmuan me organizim koncertit të madh festiv nё mbrëmjёn e sotme. Pёrfundoj fjalёn e tij ambasadori i Shqiperisë Arben Cici pёr ti lёnёradhёn fjalёn përshëndetëse mysafirit special tё kёsaj nate festive, profesorit tonё tё nderuar Agim Vinca, i cili kishte ardhur enkas nga Kosova pёr tё ndarё sё bashku ndjesitё e kёtijё njёqindvjetori jubilar dhe i cili thotё:
‘Njëqind vjet më parë dhe pikërisht më 28 të vjeshtës së tretë të motit Një mijë e Nëntëqind e Dymbëdhjetë, u shpall, në Vlorë, Pavarësia e Shqipërisë. Atë ditë, nga një shtëpi dykatëshe e qytetit bregdetar, politikani dhe diplomati i madh, Ismail Qemali, shqiptoi fjalët profetike: "Shqipëria që sot bëhet më vete, e lirë dhe e mosvarme. Bashkë me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin, me Isa Boletinin e Dom Nikollë Kaçorin dhe dyzet firmëtarët e tjerë të aktit të Pavarësisë, do të vinte në Vlorë edhe teksti i himnit kombëtar, vjershës Betimi mi flamur të Asdrenit, në të cilën ndër të tjera thuhet: “Se Zoti vetë e tha me gojë/ Që kombe shuhen përmbi dhe,/ Po Shqipëria do të rrojë;/ Për të, për të luftojmë ne!”.
Kёtu profesorin e ndali publiku, duke kёnduar sё bashku hymnin kombёtarё, sikur donin ti tregonin se miratojnё cdo shkronjё dhe fjali qё ai e thotё.
Mё pas ai vazhdoi duke thёnё: “Synim i shqiptarëve si komb është integrimi në Evropë, “në gjirin e familjes së madhe evropiane, pjesë e së cilës ata janë", siç thoshin njëqind e tridhjetë e sa vjet më parë dhe pikërisht në vitin 1878, ideologët e Rilindjes sonë Kombëtare, Pashko Vasa dhe Sami Frashëri, në një memorandum drejtuar ministrit të jashtëm të Austro-Hungarisë. “Do të takohemi në Bruksel”, përsërisin shpesh politikanët tanë. Ky është slogan i preferuar i njerëzve që janë në krye të institucioneve tona shtetërore, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë. Projekti i Evropës së bashkuar, me gjithë krizën që po përjeton në kohë të fundit, mbetet joshës, gjithsesi, por shqiptarët, përpara se të integrohen në Evropë, duhet të integrohen më parë si komb. Sepse ne jemi Një! Kemi një gjuhë, një kulturë, një traditë, një histori dhe... një gjak, pa i dhënë kësaj të fundit, pra fjalës gjak, ngjyrim racial si ca të tjerë. Ne nuk luftojmë për “Shqipëri të madhe”, siç na akuzojnë pa të drejtë fqinjët tanë dhe siç shprehen gabimisht jo pak politikanë e analistë të padijshëm, vendorë e të huaj, por aspirojmë Shqipërinë natyrore, në kufijtë e saj etnikë, gjuhësorë e kulturorë. Gogoli i “Shqipërisë të madhe”, me të cilin na frikësojnë tanët dhe të huajt, përfshirë edhe “miqtë tanë ndërkombëtarë”, si thuhet, nuk duhet të na zmbrapsë nga ëndrra jonë e madhe dhe e drejta jonë e ligjshme për të jetuar si një komb.Bashkimi kombëtar, bashkimi i shqiptarëve në një shtet, është e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare në Ballkan.
Dhe nё fund, Pr.Dr Agim Vinca dhuroi kёtё porosi pёr tё gjithё tё pranishmit nё sallё, por edhe pёr tё gjithё shqiptarёt kudo qё janё: T’i heqim "muret" nga kokat tona; t’i mbrojmë vlerat që kemi trashëguar nga e kaluara, gjuhën që na e lanë trashëgim të parët tanë dhe identitetin e formësuar në kurdhën e shekujve; t’i nderojmë heronjtë dhe simbolet e kombit e jo t’i përdhosim ato; të reagojmë si një trup i vetëm kurdo që cenohen interesat tona dhe të luftojmë kundër dobësive tona; të heqim dorë nga veset dhe mëritë; ta përmirësojmë imazhin tonë në botë. Të tregojmë se jemi popull i lashtë dhe fisnik! Të ndjekim ngjyrat e flamurit kombëtar (e jo të flamujve partiakë); të mendojmë e të flasim shqip! Dhe të festojmë e të këndojmë shqip. Shqip! Partitë vijnë e shkojnë, kombi mbetet! Ne jemi të përkohshëm, Atdheu i përjetshëm. Flamuri kombëtar duhet të jetë udhërrëfyesi ynë. Po cili është Atdheu i shqiptarëve? Si duket ai në vizionin krijues? Përgjigjen e gjejmë te mendjet e ndritura të kombit, mjeshtrit e fjalës shqipe. “Po kush është atdheu juaj, o djem? - pyeste shtatëdhjetë e sa vjet më parë një shkrimtar dhe intelektual korçar (Kristo Floqi) dhe përgjigjej vetë: “Atdheu juaj nuk është fusha ose kodra e katundit tuaj, xhamia ose kisha e fshatit, minaretë ose kambanoret kryepërpjeta, oxhaqet e shtëpive a kasollet tuaja. Atdheu juaj është Shkodra për Korçarin, Korça për Kosovarin, Kosova për Kolonjarin, Kolonja për Hotasin e Grudasin, Hoti e Gruda e Plava e Gusia për Devollasin e Danglliasin, Devolli e Dangllia për Bregdetasin e për Çamin dhe Çamëria e Himara për Dibranin e Lumjanin. Atdheu juaj është gjithë toka shqiptare brenda e jashtë e përtej deteve e kudo ku ka shqiptarë e ku flitet gjuha e bukur shqipe. Atdheu është gjaku ynë, i prindërve dhe i të parëve tanë; ai gjak i vlertë që është derdhur mbi altarin e Atdheut për shpëtimin e tij.Është bashkimi ynë dhe dëshira për një rrojtje të lirë e të panjollë; është qielli që mbulon Shqipërinë; është deti që përlag zallet; janë fushat e kodrat e malet; bregoret e pllajat; lumenjtë e liqenet! Atdheu është Kombi ynë i prirë prej flamurit tonë kuq e zi, që duhet ta duam me mish e me shpirt e ta adhurojmë e ta mbrojmë me gjakun tonë. Ky është, djem, Atdheu juaj!”.
Pasi pёrfundoj fjalën e tij Pr.Dr Agim Vinca, fjalёn e mori nxёnesi i tij poeti i mirёnjohur z. Rizah Sheqiri, tё cilin suedezёt e vlerёsojnё shumё lartё duke e renditur krahas Shekspirit dhe ikonёs sё tyre Astrid Lindgren. Ai prezantoj poezitё e tij pёr flamurin dhe ndau disa libra pёr tё pranishmit. Megjithatё, festa nuk ndaloj me kaq. Pёrpos fjalimeve dhe porosive mё sё tё nevojshmё pёr tё gjithё ne, ishin tё rinjёt dhe shumё artistёtё cilёt i japёn frymё dhe e ndezёn atmosferёn nё kёtё mbrёmje festive. Ansambli artistik i tё rinjёve nga qyteti i Halmstadit nё Suedi -Shqiponjat e Halmstadit, tё cilёt u prezantuan me vallen e pavarёsisё ngritёn nё kёmbё tё gjithё tё pranishmit nёsallё edhepse shumica e tyre ishin gjatё gjithё kohёs nё mungesё tё ulёseve tёlira pёr shkak tё interesimit tё madhё tё komunitetit shqiptarё atje. Mё pastaj, kёngёtarёt e mirёnjohur nga trojet shqiptare:VioletёKukaj, Nikollё Nikprelaj dhe Bujar Qamili, i japёn ‘ngjyrё’ kёsaj mbrёmjeje duke thirrur tё gjithё pёr njё bashkim mbarёkombёtar, se tashmё koha ka ardhur! Vlenё tё theksohet se kёsaj nate i’u gёzuan dhe e festuan bashkё me miqёt e tyre tё ngushtё shqiptarё, edhe disa shtetas danezё, tё cilёt u dolёn nё krah shqiptarёve duke u radhitur nё mbrojtje tё idealeve tё tyre, madje luftuan krah pёr krah, e sonte festonin krah pёr krah poashtu. Ёshtё e vёshtirё tё pёrshkruhet i gjithё ai emocion i kёsaj nate, por vlenё tё ceket se kёtё manifestim impozant e bёnё tё mundur sponzorё tё ndryshёm dhe komuniteti shqiptarё tё cilёt kishin ndarё shuma tё konsiderueshme pёr organizimin e kёsaj mbrёmjeje, sё cilёs nuk i mungoj asgjё. Ishin aty Unioni i Studentёve Shqiptarё, nё mesin e tё cilёve edhe Shqiponje Bytyqin, njёra nga organizatorёt e kёsaj nate, e cila me punёn e saj tё palodhshme nuk dallonte aspak nga ‘shqiponja e flamurit si dhe shqiponja qё ajo e bante me shumё krenari nё krah’. Por, kjo natё nuk do tё dukej kёshtu pa veteranin e organizimeve tё tilla z.Ibrahim Xhemajli, i cili kishte edhe barrёn kryesore tё kёtij organizimi. Dhe ja dolёn pёr mrekulli. Andaj, shfrytёzoj rastin tani ti falenderoj pёrzemёrsisht pёr punёn e palodhshme qё bёnё nё kёtё natёpor edhe vazhdimisht pёr afrimin dhe forcimin e komunitetit shqiptarё nёDanimarkё. Pёr mё shumё detaje rreth kёsaj nate, do tё keni mundёsinё qё tё pёrcjellni emisionin e pregaditur enkas pёr kёtё ngjarje nga Televizioni Shtetёror TV Shkupi 2 si dhe nga nikoqirёt RTV Zёri i Kosovёs.