Ashton: Të ndalen sulmet. Irani: Të furnizojmë me armë palestinezët
Një tjetër dite e pergjakshme ne konfliktin mes izraelit dhe rripit te gazes. Ofensiva izraelite ka shkaktaur 3 viktima te tjera, mes tyre dhe nje femije 5 vjeçar, ndërkohë qe ka arritur ne 80 numri I viktimave qe nga nisja e offensives. Sulmi ajeror ka qelluar ne zonen Zeitun, ndersa ne nje tjeter sulm, gjate nates eshte shkaterruar plotesisht stacioni I policise ne gaza. Edhe anijet izraelite kane bombarduar Rripin gjate oreve te nates. Perfaqesuesja e larte e BE, baronesha Kathrin Ashton ka shprehur shqetesimin e saj per vdekjen e civileve ne Gaza, ndersa ka kerkuar nje zgjidhje te qendrueshme, ne konfliktin qe parashikon 2 shtete. Ndersa presidenti i parlamentin iranian, Ali Larjani, u ka kerkuar vendeve te rajonit te dergojne trupa dhe arme palestinezve per ti ndihmuar ne rezistencen e tyre ndaj sulmeve izraelite. Presidentin iranian, mahmud ahmedinexhad gjate nje telefonate me homologun e tij egjiptian, Mohamed Mursi, ka kerkuar angazhim ndërkombëtar kunder ofensivës izraelite te cilen e ka cilesuar krim lufte kunder njerezimit. Izraeli thote qe prej fillimit te operacioneve avionet izraelite kane goditur 1350 zona terroriste. Po ahstu avionet izraelite kane goditur dhe kane shkaterruar stadiumin e futbollit te gazes, nga ku nje zedhenes i ushtrise hebraike kishte pohuar se dite me pare ishin hedhur raketa drejt izraelit. Hamas, grupi militant palestinez qe drejton gazen qe prej 2007, tha se nje rakete izraelite vrau familje prej 10 anetaresh te dielen. Ndersa Izraeli thote se Hamas, ka leshuar 150 raketa ne territotin izraelit ne nje dite te vetme.