RTV Zëri · Kryefaqja

Jennifer Lopez bie në dashuri në Turqi

2012-11-19 · Arkivi historik RTVZIK

Në kuadër të turneut të saj botërorë, “Dance Again”, ylli botërorë Jennifer Lopez ka qëndruar edhe në Stamboll.Duket se atje këngëtarja dhe aktorja është kënaqur saqë ka mësuar edhe disa fjalë në gjuhën turke të cilat i ka publikuar në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për popullin turk. “Seni seviyorum” shkroi bukuroshja ndër të tjera në Twitter.