RTV Zëri · Kryefaqja

Rikthehen në Shqipëri shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut

2012-11-19 · Arkivi historik RTVZIK

Shpata dhe përkrenarja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kanë mbërritur nga gjatë ditës së sotme në Shqipëri nga Austria.

Armët e Heroit tonë Kombëtar kanë mbërritur në masa të rrepta sigurie në portin e Durrësit, ndërsa më pas do të transportohen drejt Muzeut Historik Kombëtar.

Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të ekspozohen në Pavijonin e Mesjetës, në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.