RTV Zëri · Kryefaqja

Izraeli godet Hamasin për të gjashtën ditë me radhë

2012-11-19 · Arkivi historik RTVZIK

Ushtria izraelite në një deklaratë për media, tha të hënën se avionët luftarakë të saj kanë kryer rreth 80 sulme gjatë natës, derisa konflikti me militantët e Hamasit në Gaza hyri në ditën e gjashtë. Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër ndërtesat ku besohet se janë vendosur zyrtarë të lartë të Hamasit.Militantët e Hamasit raportuan për disa raketa të lansuara në drejtim të Izraelit.Nuk u njoftua për viktima.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së,  Ban Ki-mun pritet të arrijë të hënën në Egjipt, për të dhënë mbështetjen e tij, pas përpjekjeve presidentit egjiptian Muhamed Morsi për të ndërmjetësuar një armëpushim midis udhëheqësve të Hamasit në Gaza dhe autoriteteve izraelite. Ban ka planifikuar gjithashtu të vizit