Nga Qerim PLLANA Bashkimi kombëtar sjell siguri, ndryshime të paimagjinueshme ekonomike, politike, strategjike dhe diplomatike. Para së gjithash ndërpret (ndal) ikjen e trurit, rinisë shqiptare. Hegjemonizmi i fqinjëve ndaj arealit shqipfolës, ata patjetër i detyrojnë të bashkohen. Sepse, bashkimi sjell ndryshime të paimagjinueshme pozitive në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, sigurisë kombëtare, ndalimin e largimit të trurit shqiptar. Lëvizjet e pakontrolluara migruese fshat-qytet, duke heq dorë nga jeta rurale, degët kryesore të bujqësisë, pa të cilat nuk ka mirëqenie. Shqiptarët, të ndarë s`mund të kenë liri, pavarësi, demokraci, zhvillim ekonomik, mirëqenie e as qetësi!...
Shprehjet ribashkim-bashkim janë dy fjalë leksikore të përafërta njëra me tjetrën. Ato s`paraqesin ndonjë ndryshim, kur bëhet fjalë për bashkim-ribashkimin e arealit hapësinor shqipfolës në një shtet. Bashkimi kombëtar në hapësirën shqiptare të ndarë tri herë radhazi, është i domosdoshëm, për të mos ndodhur ndarja e radhës si hyrja e Flotës së Mbretërisë me 1881, në Ulqin, si në Konferencën e Londrës 1913, kur u pranuan kufijtë e Shqipërisë aktuale pa Kosovën etnike, pa Çamërinë dhe përsëritja identike me Jaltën 1945, duke u shkelur vendimet e Mbledhjes së Bujanit dhjetor 1943, janar 1944.
Bashkimi i tokave dhe i popullit shqiptar është obligim historik i ndërkombëtarëve për thirrjen e Kongresit të Berlinit, apo Konferencën Londra II. Sepse, ribashkimi i tokave shqiptare është një domosdoshmëri, për t`i ndalur apetitet hegjemoniste nga politikat shtetmëdha sllavo-greke ndaj tokave shqiptare. Sikurse është i kuptueshëm interesi kombëtar, perspektiva e paimagjinueshme ekonomiko-social-politike dhe strategjike për një Shqipëri të bashkuar, zhvilluar dhe të sigurt. Është obligim akoma i pashpjegueshëm sa duhet, për opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ribashkimi, prandaj është i domosdoshëm, sepse Shqipëria është e përgjysmuar me territor dhe popullsi, “të “dhuruar” shteteve aleate sllave, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë! Për herë të tretë me shkeljen e Marrëveshjes së Bujanit, dhjetor-janar 1943/44, dhe me Marrëveshjen e Jaltës 1945, Kosova etnike u ri-okupua nga ish-Jugosllavia e dominuar nga Serbia dhe në jug Çamëria e okupuar nga Greqia.
Ribashkimi kombëtar sjell zhvillim ekonomik, siguri kombëtare, ndalim të ikjes së trurit shqiptar. Me shprehjet ribashkim-bashkim në kuptimin leksikor kuptojmë diçka që më parë ose më herët është ndarë. Një tërësi pjesë toke, qoftë e okupuar, me ndonjë marrëveshje apo grabitje, okupim nga shtetet fqinjë ballkanike me ndihmën e fuqive evropiane. Kosova etnike u okupua nga; Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Prandaj, shqiptarët nuk duhet të mashtrohen, se Kosova ndonjëherë ka qenë tokë serbe! Sepse propaganda është mashtruese, spekuluese, shoviniste dhe e përdalë nga burimet false! Kurse përçarjet shqiptare janë burim i parullës përçaj dhe sundo, miopisë fodullë të politikës aktuale verbale! Shprehja: Bashkim~i ~ m. sh. ~e,~ et. 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve bashkoj, bashkohem, bashkim politik, ekonomik, ushtarak. Bashkim vullnetar. Bashkim i plotë (i shëndoshë), i forcave, i grupeve, reparteve, bashkim i kombit, bashkim i krahinave, bashkimi bënë fuqinë etj., FGJSSH fq. 115. Për të vazhduar me sqarimet tjera: 2. Lidhje organizatash, institucionesh, shtetesh të ndryshme, sipas një marrëveshje për veprimtari të përbashkëta, të formave federatë-konfederatë, shembulli i BE-së etj. Bashkim krahinor, doganor, postar, monopolist, sindikalist. Aktualisht shembulli me Kosovën akoma jo plotësisht e pavarur, jo-sovrane e pa-bashkuar me Shqipërinë e ndarë më 1878-1881, 1913 dhe më 1945. Pra, Kosova etnike tri herë e ndarë me dhunë dhe forcën e bashkësisë ndërkombëtare, 1878-1881, 1912/1913 dhe 1945.
Duke i parë padrejtësitë e tilla, sikur ka synime të përmirësohet diçka nga gabimet e ndërkombëtarëve ndaj shqiptarëve! Por rrethanat aktuale, dëshmojnë mënyrën e paprofilizuar, të papranuar drejt, sinqerisht dhe plotësisht me ribashkim-bashkimin kombëtar! Me fjalë tjera, është duke u penguar ribashkimi i kombit shqiptar në hapësirën natyrale, gjuhësore dhe kombëtare. Sipas pjesës së parë, në emërtimet e pathjeshta, ribashkimi nënkupton disa lidhje shtetesh ose vendesh në një tërësi me një pushtet, politikë dhe ekonomi, ushtri të përbashkët. Në fjalor cekën: Bashkimi Jug-Afrikan, Australian, (s`është theksuar ai Amerikan, BE, as ai i ish-BRSS, apo ish-RSFJ). Për ribashkim Kosovë-Shqipëri, nuk bëhet fjalë në fjalorin FGJSSH, botim i Tiranës, periudha e Shqipërisë Socialiste, ribotim i “Rilindjes”, Prishtinë 1981.
Pra shprehjet: Bashkim-Ribashkim kombëtar, janë shprehje leksikore shumë të përafërta njëra më tjetrën. Po kështu shpjegohet edhe në Fjalorin e Shqipes së Sotme fq. 70, botim i ASH të RPSSH-së, Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë, Tiranë 1984. Kur bëhet fjalë për shprehjen ribashkim, po i njëjti fjalor fq. 1660 shpjegon: Ribashkim~i, m. veprimi sipas kuptimit të foljeve ribashkoj, ribashkohem. Ribashkim i tokave, vendit, atdheut, për të vazhduar, ribashkohem vetvetore etj., 1. Bashkohem përsëri me dikë a me diçka nga e cila është shkëputur a ndarë, p.sh. u ribashkuan bashkëshortet. Ribashkim, ribashkoj, bashkoj përsëri dy pjesë, dy gjëra a dy njerëz që ishin ndarë etj. Ribashkim është paksa më i përafërt sesa shprehja bashkim. Kosova duhet ribashkuar me pjesën nga e cila është ndarë më dhunë ushtarake, gjenocid dhe etnocid gjatë vitit 1878-81, verës së vitit 1913 dhe 1945. Kjo tani s`varët krejtësisht nga faktorët ndërkombëtarë, meqë Kosova është çliruar nga robëria. Mbi 85 për qind e popullit shqiptar janë të deklaruar për ribashkim. Përparësitë e ribashkimit kombëtar, me favore të paimagjinueshme Dy shtete, Shqipëri-Kosovë dhe pjesët tjera të shqiptarëve në tërësinë e vet autoktone në Maqedoni, K. Lindore, Malësi dhe Çamëri, të ndara kanë efekte fiktive negative. Kanë në vijimësi probleme politike, ekonomike, fetare, ndërnacionale etj. Për më keq tokat shqiptare në vazhdimësi u nënshtrohen lakmive për pushtime, majorizim, tkurrje, injorim ndërnacional, fetar, gjuhësor, sidomos ndjekje dhe asimilim. Përvoja aktuale me këto tërësi të ndara shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni shqiptare, Kosova Lindore, Malësi, Çamëri, dëshmojnë çdo ditë se pa u zgjedhur çështja shqiptare nuk ka qetësi! Shqiptarët ballafaqohen me politika diskriminuese, bllokada ekonomike, me sisteme buxhetor, natyrës gjuhësore, simboleve kulturës, pa perspektivës, problemeve të shumta sociale nga dominimi dhe lakmia për begatitë natyrore, dete, xehe qymyr (linjiti), ari plumb, zink, krom etj. Rasti me veriun e Mitrovicës, bllokadat kriminele të frymës hegjemoniste serbo-mëdha. Moszgjidhja e Marrëveshjes Politike të Ohrit, pronave çame, luftërave dhe konflikteve të pandërprera ndërnacionale, fetare, sociale, arsimore-kulturore, varfërisë së tejskajshme të shqiptarëve, etj., janë pasojë e ndarjes kombëtare. Grindjet rreth çështjeve të theksuara më lart për territore, gjuhë, simbole, bllokadë ekonomike, kërkesa të paarsyeshme të kombeve dhe komuniteteve në Kosovë, janë raste konkrete. Pas 12 vjet çlirimi ka ekstra kërkesa të ndikuara nga politika skizofrene e fqinjëve jo vetëm në veri! Një grusht malazezë, maqedonas, gorarë, grekë etj., për shkak të privilegjeve të pakicës serbe në Kosovë, Shqipërinë e pastër etnike, kërkojnë barazi kushtetuese, shtetësi dhe privilegje shtetërore! Kështu ekstra-kërkesash në asnjë vend demokratik në botë, asnjë pakicë s`i gëzon. Përse atëherë Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në territorin e tyre në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë etj., detyrohen të bëjnë ekstra përjashtime?! Kurse fqinjët dhe shumë vende të botës këto çështje s’i praktikojnë! Shqiptarët tash e 100-vjet rresht, pa asnjë presion nga jashtë grupet etnike i respektojnë!
Bashkimi kombëtar sjell fuqizimin ekonomik, politik dhe strategjik
Me bashkimin kombëtar, shqiptarët do të kenë favore shumë më të suksesshme ekonomike dhe shumë më të arsyeshme sesa aktualisht. Me bashkimin e kombit gjithçka rrjedh në interes të atdheut, sovranit, zhvillimit ekonomik strategjik. Shpenzimet enorme përgjysmohen në të mirë të buxhetit vjetor në administratë, legjislaturë, qeveri, presidencë, diplomaci, ministri dhe ambasada me seli të trefishta. Zhvillohen degët; mineralogjia, bujqësia, turizmi, punësimi, çështje jetike kombëtare, shkollim-arsimimi, shëndetësia. Pagat buxhetore do të jenë më të mira si dhe rrjeti shumë më i fuqishëm i taksapaguesve. Shtohen të ardhurat nga bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Ndërpritet ikja e trurit kombëtar, gjithashtu, imigrimet, migrimet dhe emigrimet e pakontrolluara fshat-qytet. Një shkop thyhet fare lehtë nga një fëmijë, shtatë të tillë s`thyhen dot! Nëntë vëllezër krijojnë biznes më të fuqishëm, një i vetëm s`mund të bëjë asgjë. Prova praktike e Skënderbeut para princave të dhjetë principatave shqiptare në Lidhjen e Lezhës më 2 mars 1444, ka dëshmuar katërcipërisht, çfarëdo që thonë spekulantët këtu apo në BE, politikanët shqiptarë në Ballkan dhe kudo tjetër. Fuqia e bashkuar mesjetare shqiptare i bëri ballë çerek shekulli një superfuqie botërore, Perandorisë Otomane. Vijon...