RTV Zëri · Kryefaqja

Ismail Qemali dhe Esat Toptani, heronj dhe tradhtarë në 100 vite Pavarësi

2012-11-05 · Arkivi historik RTVZIK

Pirro PRIFTI Historia e Pavarësisë së Shqipërisë është një xhungël faktesh e dokumentash në të cilën marrin pjesë dy tipe personazhesh historikë: pashallarë dhe bejlerë që e kërkonin Shqipërinë mundësisht autonome (ose të pavarur) nga Turqia por dhe aleatët e saj, dhe nga ana tjetër, intelektualët kristianë ortodoksë, katolikë, dhe myslimanë që e deshën Shqipërinë të pavarur por të përkrahur nga fuqitë perëndimore europiane.Këtu zë fill edhe përplasja e madhe e dy grupeve politike shqiptare: njëra që përfaqësonte klasën e pasur drejtuese shqiptare totalisht e edukuar dhe me sy e zemër nga Turqia otomane perandorake që nuk e kuptonin se ç`po i ndodhte Shqipërisë dhe aq më pak se ç`do ti ndodhte asaj në të ardhmen.

Kjo klasë ishte klasa konservatore pro-turke në të cilën militonin ish drejtues sanxhaqesh, kasabashë, pasanikë të mëdhenj, të cilët drejtonin politikën e sanxhaqeve shqiptare sipas modelit turk nuhatja politike e të cilëve ishte po aq e mprehtë sa dhe nuhatja për pasuri, korrupsion, dhe ndryshime pozicionesh politike. Përfaqësues i denjë i kësaj klase ishte Esat Pashë Toptani (kryetari i ‘qeverisë’ së Durrësit, por njëkohësisht me diferencë një muaj, edhe ministër i Brendshëm i qeverisë së Ismail Qemalit)- njeri pa skrupuj, pa ideale dhe qelepirxhi. Përfaqësuesi i brezit të dytë (pra i mëvonshëm) i kësaj klase mbeti Ahmet Zogolli. Klasa tjetër ishte klasa e mesme e intelektualëve që përfaqësonte grupin politik reformator që i kishte sytë nga perëndimi pavarësisht fesë; kjo klasë politike përparimtare e kërkonte Shqipërinë të pavarur, jo vetëm jashtë juridiksionit të perandorisë turke por dhe larg lindjes. Përfaqësuesi kryesor i kësaj klase përparimtare ishte Luigj Gurakuqi (nënshkrues i pavarësisë) dhe më vonë Fan S. Noli dhe grupi i tij. Ismail Qemali ishte një përjashtim nga të dy grupet politike, praktikisht kundërshtare të ashpra të njëra tjetrës përsa i përket të ardhmes së Shqipërisë, qëndrimit gjeopolitik të saj, dhe copëtimit të territoreve të saj. Ismail Qemal Bej Vlora, i përkiste grupit politik të konservatorëve, por veproi si përfaqësues i grupit politik të reformatorëve. Ndoshta ky ishte shkaku që asnjëra palë politike nuk i besoi atij, por e tradhëtoi dhe nuk e mbështeti; megjithatë edhe përfaqësuesit europianë të bllokut të Antantës, e cila fitoi luftën e parë botërore nuk e besuan por e detyruan të hiqte dorë nga karriera politike si drejtues i shtetit të parë (të cunguar) shqiptar. Dihet që krahas Përfaqësisë ‘Vatra’, klubeve shqiptare të Bukureshtit, Sofies, të Egjyptit, që përfaqësonin klasën e ardhshme politike reformatore shqiptare, Pavarësia e Shqipërisë nisi me kryengritje ndaj Perandorisë Otomane. Kjo shkëputje përfundimisht, ndodhi pas luftës katërvjeçare (1909 – 1912) kundër xhonturqve, me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Dihet mirëfilli se vendimin për Kryengritjen e Përgjithshme e morën një grup personalitetesh shqiptare, në një takim të mbajtur në Stamboll. Takimi u mbajt në mesin e muajit janar 1912, nën kryesimin e Ismail Qemalit, në shtëpinë e Syrja Vlorës, në lagjen Taksim të Stambollit. Në takim përveç Ismail Qemalit morën pjesë: Hasan Prishtina, Syrja Vlora, Myfit Libohova, Esat Toptani, Aziz Vrioni, Bedri Pejani, Mustafa Kruja e të tjerë (klasa e pasur konservatore pro-turke). (http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm) Besoj se nëse Ismail Bej Qemal Vlora ishte përkrahës i autonomisë dhe pastaj i pavarësisë së Shqipërisë duke u mbështetur tek Austro-Hungaria dhe Italia që në fakt humbën luftën (Italia e drodhi dhe nga fundi i luftës ajo përkrahu Antantën dhe u radhit në fund të luftës së parë botërore-si fituese); I. Qemali, nuk u përkrah nga fituesit e luftës së parë botërore, të cilat nuk patën besim tek ai sepse, Ismail Bej Vlora ndonëse kishte përkrahje të fuqishme nga populli shqiptar shikohej jashtë si përfaqësues i Turqisë otomane. Besoj se Esat Pashë Toptani ishte besnik i Turqve-otomanë, por duke nuhatur humbjen e tyre u mbështet tek Serbo&Malazezët dhe Francezët të cilët ishin fitues të luftës së parë botërore të rradhitur tek Koalicioni i Antanta-s. U favorizuan variantet e tij të copëtimit të Shqipërisë dhe për këtë Franca, Serbia, Rusia, arsye përkrahën qeverinë e Durrësit, e pak më vonë pranuan që Esat Pashë Toptani të priste Princ Vidin dhe të merrte pjesë së drejtues në qeverinë e tij kohë-shkurtër. Këto ishin dy përfaqësuesit e pavarësisë së Shqipërisë. *** Pak histori për tradhtarin Esat Pashë Toptani Esad Pashë Toptani, 1863 – 13 Qershor, 1920), ishte një oficer i ushtrisë otomane, deputet i parlamentit otoman dhe politikan fillim viteve të shekullit XX në Shqipëri. Bashkëpunoi me ligën Ballkanike pas luftrave ballkanike dhe themeloi të ashtuquajturin, shtetin e Shqipërisë së mesme me qendër në Durrës duke e quajtur Republika Qendrore e Shqipërisë (1914 me financime serbe të Pashiqit dhe italianeve). Ka qenë përfaqësuesi ‘dinjitoz’ i grupit politik konservator të pasanikëve pro-turq (pro-otomanë), i cili ka luajtur rol në pavarësinë e Shqipërisë por në sensin negativ, rol i cili ka qenë një e keqe e ‘domosdoshme’, ndaj të cilit atdhetarët shqiptarë reaguan fort por dhe shtrënguan rradhët kundër individëve të tillë të pasur, që motivin kryesor kishin ‘o mete për vehte’. Esat Pashe Toptani, rreth vitit 1895-1907 u emërua nga Sulltani komandant i xhandarmërisë së Janinës; Ndryshimi i regjimit turk në vitin 1908, e gjeti Esatin në postin e tij në Shkodër dhe me famën e një njeriu despotik, besnik ndaj Abdyl Hamitit. Ai ka luajtur rol negativ edhe në kryengritjet e jugut për tu mbrojtur nga sulmet greke. Është mbrojtur nga kryeministri francez Mileran dhe kryeministri serb Pashiq. Si u emërua Esat Pashë Toptani - ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Vlorës? Esati, ky “kryetar i Principatës së Shqipërisë” autonome, të njohur si e tillë nga Konferenca e Londrës më 1913”. Prof. A. Luarasi shkruan: “Ishte e qartë që fuqitë e mëdha, që i bënë varrin qeverisë së Vlorës, mbështeteshin në elementë antikombëtarë si Esat Pasha, të gatshëm për të vënë në ankand pavarësinë e Shqipërisë. Konferenca e ambasadorëve në Londër dhjetor 1912-mars 1913. Vetë ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Edward Grey. Atë botë, në mbledhjen e Dhomave e të Komunave me 12 Gusht 1913, pati pohuar, së caktimi i kufijve të Shqipërisë nuk ishte bërë në interesin e popullsisë së atyre krahinave, por për të mbajtur ekuilibrin ndërmjet fuçive të mëdha dhe për ta shpëtuar paqen në Europë (http://www.forumishqiptar.com/shoëthread.php?t=104937- sipas sociologut Agim Curri). Konferencën e Londrës që i nisi punimet më 17 dhjetor 1912, fillimisht u vendos që të krijohet një Shqipëri autonome nën sovranitetin e Turqisë, pa e përfillur kështu Pavarësinë e saj të shpallur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë. Si rrjedhim në vazhdim, konferenca nisi shqyrtimin e kufijve të Shqipërisë, nga “fakti” se ajo ishte pjesë e Turqisë së mundur në luftë (http://pashtriku.beepworld.de/files/Histori/Toptani/sheradin_berisha_studim_per_esat_pashe_toptanin_10.9.08.htm). Më 7 Mars 1914 Wilhelm von Wied zbriti në Durrës, dhe, ardhja e tij u prit me shumë gëzim nga të gjitha rrymat politike e krahinore në Shqipëri. Princ Vidi, për kryeqytet të fronit të tij zgjodhi Durrësin, pikërisht aty ku ishte baza e forcës së Esat Toptanit. *** Probleme të veçanta të historisë së copëtimit të Shqipërisë Janina u dorëzua me 6. Mars 1913, duke u mundësuar forcave greke ta pushtojnë tërë Çamërinë, Gjirokastrën, Përmetin, Këlcyrën dhe Tepelenën, duke vrarë e plaçkitur popullsinë muslimane shqiptare. Popullsia që banonte në territoret e 4 vilajeteve ishte më 1850, afërsisht 1 700 000 banorë, kurse më 1912 rreth 2 354 000 banorë*. Kjo rritje shumë e ngadalshme (40% brenda 60 vjetëve) përcaktohej nga niveli ekonomik e shoqëror shumë i prapambetur i vendit, konkretisht nga përqindja e lartë e vdekshmërisë së fëmijëve, nga epidemitë e shpeshta që pllakosnin Turqinë, nga mesatarja e ulët e moshës së popullsisë dhe nga mërgimi i dendur që pushtoi këto vise pas mesit të shek. XIX. Raporti i shqiptarëve kundrejt kombësive të tjera ndryshonte nga njëri vilajet në tjetrin. Në vilajetin e Shkodrës shqiptarët përfaqësonin 98,2 %, kurse malazezët 0,6 %, të tjerët 2 %. Në vilajetin e Janinës, kundrejt shqiptarëve që zinin 59,1 %, grekët mbulonin 29,4 %, vllehët 10,4 %, të tjerët 1,1 %. Në vilajetin e Kosovës, ku qe përfshirë edhe pjesa lindore e Maqedonisë, me shumë pak banorë shqiptarë (kazatë e Shtipit, të Radovishtës, të Koçanës, të Kratovës, të Peçevës, të Kriva-Palankës), shqiptarët përfaqësonin 61,4 %, kurse serbët 16,2 %, maqedonët 13,3 %, turqit 9,1 % (pa sanxhakun e Shkupit, në vilajetin e Kosovës, shqiptarët përfaqësonin 79,1 %. Në vilajetin e Manastirit, pas shqiptarëve që zinin 54,1 %, vinin maqedonët 27,3 %, vllehët 7,4 %, turqit 5,8 %, serbët 2,1 %, të tjerë 0,1 %. (http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/258/Vilajetet-Sanxhaket-dhe-kazate) Gjer në vitin 1780 popullsia e Çamërisë ka qenë e tëra ndjekëse e fesë greko-ortodokse, myslimanizmi filloi më vonë dhe u përhapë sidomos në kohën e Ali Pashës (...) Me gjithë zotërimet e huaja, nuk ka qenë e mundur për turqit, dhe as për grekët më vonë, që t'i çrrënjosin ndjenjat kombëtare të çamëve dhe zakonet e prindërve të tyre. (http://www.shekulli.com.al/website/index.php?option=com_content&view=article&id=766:botimi-i-1940-s-sa-banore-kishte-cameria-ku-shtri) (Thesprotia)-Çamëria-1940 pjese e Epirit. Gjithsej janë 279 fshatra me 112,619 banorë, nga të cilët vetëm 20,200 janë grekofonë, por me origjinë shqiptare. Sidoqoftë, sipas statistikave greke të 1937-s, 92.419 banorë janë shqiptarë njëmijë për mijë, ndërsa 8.500 janë folës të të dyja gjuhëve. Nga këta banorë, 33,000 janë shqiptarë myslimanë. Më 1878, ndodhën bisedimet greko-turke, që pasuan punimet e Kongresit të Berlinit, rezultuan me lëshimin në favor të Greqisë të krahinës së Thesalisë. “Rekomandimi” tjetër i Protokollit 13, që kishte të bënte me lëshimin e Epirit, u kundërshtua ashpër nga shqiptarët, gjë që në fund të fundit përfaqësuesi i Prusisë, von Bülow, e kishte parashikuar, kur kishte deklaruar në Berlin se Epiri duhej të konsiderohej një “noli me tangere” (“një send që s’duhet prekur” - P. Xh), për shkak se shqiptarët do të reagonin ashpër ndaj çdo përpjekje për aneksimin grek të tij. Në fakt, bisedimet greko-turke mbi këtë çështje, në Prevezë, më 6 shkurt 1879, u bënë nën presionin e Kuvendit mbarëshqiptar të Prevezës, i cili zhvilloi një aktivitet të ethshëm politik, ushtarak e diplomatik për të parandaluar aneksimin e Epirit. Në përfundim të tratativave, Greqia mundi të marrë vetëm një rezultat minimal, duke përfituar territoret e Epirit në lindje të vijës Artë-Janinë-Meçovë. Pra, problemi i Çamërisë u ngrit për të parën herë në tryezat e diplomacisë europiane, si problem i Epirit, më 29 qershor 1878, në Kongresin e Berlinit, nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, T. Deliyannis, i cili kërkoi që ishulli i Kretës, Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisë nga Perandoria Osmane. Dy javë më vonë, Greqia paraqiti kërkesën për aneksimin e Epirit. Franca kërkoi që e gjithë Thesalia dhe Epiri t'i jepeshin Greqisë, deri te lumi Kalama. Italia përkrahu Francën sepse kryeministri italian me origjinë arbëreshe, F. Crispi, besonte në një federatë shqiptaro-greke. Anglia e kundërshtoi. Gjermania dhe Austria gjithashtu. priftipirro@hotmail.com