i vitit 2013 është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë. Kështu ka deklaruar Berisha në nisje të mbledhjes së qeverisë, ndërsa theksoi se buxheti rrok shifrën e mbi 400 miliardë lekëve. Ndërsa e ka cilësuar arritje madhore në historinë e këtij vendi Berisha shtoi: " Buxheti i vitit 2013 është buxhet i cili tejkalon ndjeshëm atë të vitit që shkoi. Ai rrok shifrën e mbi 400 miliardë lekëve.
Kjo përbën një arritje madhore në historinë e këtij vendi, dëshmi e performancës, e funksionimit të modelit ekonomik të kësaj mazhorance, suksesit të reformave në këtë fushë, dëshmi e faktit se kjo ekonomi e vogël por dinamike po i reziston mrekullisht krizës më të madhe që ka njohur kontinenti”, tha Berisha, ndërsa theksoi se do rriten rrogat e punonjësve të administratës, në sektorë të caktuar sipas vështirësive.
Berisha i ka bërë apel kreut të PS-së Edi Rama të miratojë 3 ligjet e kërkuara nga KE-ja për marrjen e statusit të kandidatit. "Mazhoranca është e gatshme të pranojë sugjerimet e opozitës për tre ligjet. I bëj thirrje zotit Rama të votojë 3 ligjet që janë në Parlament dhe ne jemi të gatshëm të pranojmë edhe sygjerimet për to në përputhje me kushtetutën e vendit. Shqiptarëve u erdhi si një muzikë e këndshme në vesh premtimi i Ramës në vjeshtën e 2011 që ai do të votonte të gjitha reformat që janë në interes të integrimit dhe ky ishte një lajm shumë i mirë. Dhe mbi këtë premtim u votua reforma elektorale dhe u bë një ndryshim historik në kushtetutën e vendit. Për herë të parë deputetët votuan për të kufizuar imunitetin e tyre dhe kjo do të shënohet në historinë e parlamenti si një aktet më të rëndësishme. Tani janë tre ligjet për të cilat komisioneri Fyle u shpreh në mënyrën me eksplicide për to.” tha Berisha.