RTV Zëri · Kryefaqja

Pronari i shtëpisë publike hedh në gjyq prostitutën për përqindjet

2012-11-05 · Arkivi historik RTVZIK

Edhe pse prostitucioni në pjesën më të madhe të botës është i dënueshëm, një pronar shtëpie publike në Nevada ka vendosur që të hedhë në gjyq një të punuësuarën e vet. Sipas një padie të tij, Jimi Lynn, një prostitutë që punon në shtëpinë publike të zotëruar nga ai, nuk i ka dhënë përqindjet që ka fituar nga dhuratat e klientëve. Bëhet fjalë për dhurata që kapin shifrën e 300 mijë dollarëve. Në kontratën e nënshkruare mes tyre, Lynn duhet t’i dorëzonte atij 25 dollarë në ditë, por ai pretendon se ajo duhet t’i japë edhe përqindjet e fituara nga dhuratat.