RTV Zëri · Kryefaqja

Aeroporti i Shkupit, zbulohet rrjeti i punonjësve të aeroportit që grabisnin bagazhet e udhëtarëve

2012-11-05 · Arkivi historik RTVZIK

Autoritetet e sigurisë të kompanisë “TAV Maqedoni” që menaxhon Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup kanë zbuluar grupin e punëtorëve të aeroportit që grabisnin gjësendet me vlerë nga valixhet dhe bagazhet e udhëtarëve. Kjo kompani theksoi se janë zbuluar tre punonjës që po kryenin grabitjet në mënyrë të organizuar. Zbulimi i këtyre grabitësve ndodhi pas një grabitje të bagazhit të udhëtarëve të fluturimit të linjës së kompanisë “Air Berlin”.

“TAV Maqedoni” në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme ka nisur aktivitetin për zbardhjen e plotë të këtyre grabitjeve dhe dyshimeve se ato mund të kenë ndodhur edhe më parë.