RTV Zëri · Kryefaqja

Arrestohet autori i vrasjes pranë lokalit "Ali Baba" në Tetovë

2012-11-05 · Arkivi historik RTVZIK

Policia ka arrestuar mbrëmë autorin e kryerjes së vrasjes javën e kaluar para lokalit "Ali Baba" në Tetovë. Policia informoi se vrasësi M.L, 22 vjeç dyshohet për kryerjen e vrasjes së 38 vjeçarit Ramadan Asllani, pasi që pas një zënke goditi ate me thikë. Gjatë kësaj ngjarje që ndodhi javën e kaluar në orët e mbrëmjes para lokalit "Ali Baba" autori i dyshuar i vrasjes kishte therrur me thikë edhe dy të tjerë.

Ai u ndalua mbrëmë rreth orës 19.30 në afërsi të lumit Vardar në fshatin Siriçinë. Autori i vrasjes nuk ishte i njohur për vepra penale dhe nuk evidentohej në evidencën për kryerje ne krimeve nga MPB. (INA)