2012-10-28 · Arkivi historik RTVZIK
Kylie Minogue zgjodhi 25-vjetorin e debutimit të saj në muzikë për të publikuar albumin e saj të ri, me një “cover” foto joshëse që tregon se për këngëtaren 44-vjeçare vitet nuk ecin. Veç muzikës, një vend të veçantë tek Minogue zë edhe moda e për këtë këngëtarja njoftoi hedhjen në treg të librit të saj “Kylie Fashion”, libër që është në proces botimi e që pritet të dalë në treg më 19 nëntor.
“Ky libër është një përmbledhje e raporteve të mia me disa prej njerëzve më të talentuar të botës së modës përgjatë gjithë karrierës sime. Është një kënaqësi dhe krenari të bësh bashkë në një libër të gjithë stilistët dhe shtëpitë e modës më me emër që unë kam punuar ndër vite”, shkruan 44-vjeçarja.