RTV Zëri · Kryefaqja

Flamuri gjigand kombëtar në Fier për 100 vjetorin

2012-10-23 · Arkivi historik RTVZIK

Për 100 vjetorin e Pavarësisë një flamur gjigand prej 500 m2 do të vendoset në qendër të qytetit të Fierit. Për flamurin kombëtar është punuar me javë të tëra nga shoqatat patriotike në Fier, ndërsa bashkia përveçse nuk ka parashikuar dekorim të veçantë nuk e ka pritur mirë këtë nismë për 100 vjetorin.

Ky do të jetë një flamujt më të mëdhenj në rrugët e vendit për 100 vjetorin e Pavarësisë. Shoqatat patriotike kanë punuar për javë të tëra për flamurin gjigand, i cili do të vendoset në qendër të qytetit, mbi fasadën e një godine që ka gjithashtu një sipërfaqe prej 500 m2 .

Bashkia e Fierit përveçse nuk ka parashikuar asnjë dekorim të vecantë për 100 vjetorin ka hequr edhe dekorin e vendosur nga shoqatat patriotike me pretendimin se ato duhet te merrnin leje për vendosjen e tyre.

Synimi i shoqatave është që deri në 28 nëntor, qyteti të dekorohet me mbi 600 flamuj kombëtarë të përmasave të ndryshme.