2012-10-23 · Arkivi historik RTVZIK
KIEV- Ukraina zgjedh deputetët ditën e dielë pas një fushate elektorale të shënuar nga mungesa e opozitares së burgosur, Julia Timoshenko dhe nga parregullsi, nën kryesimin e Bashkimit Evropian që ka shprehur shqetësimin për rënien e ndjeshme të demokracisë në këtë ish-republikë sovjetike.
"Këto janë zgjedhjet e para kryesore pas ardhjes në presidencë në vitin 2010 të Viktor Janukoviç, një provë për angazhimet demokratike të Ukrainës", deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton dhe Komisioneri i lartë i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fyle.
Bashkimi Evropian ka shtyrë tashmë samitin e tij vjetor me Ukrainën, të planifikuar në fund të vitit duke pritur zhvillimin e zgjedhjeve para marrjes së një vendimi.