RTV Zëri · Kryefaqja

Njerëzit më të pasur që ndonjëherë kanë shkelur në tokë!

2012-10-20 · Arkivi historik RTVZIK

Personi më i pasur ndonjëherë në botë nuk është bashkëkohanik yni, por ka jetuar në një të kaluar të largët, pohon portali amerikan “Celebrity Net Worth”. Në fakt, ata kanë bërë listën e njerëzve më të pasur që kanë ecur nëpër tokë, ashtu që pasurinë e tyre e kanë adaptuar konform inflacionit. 

Lista ka 25 miliarder, pasuria e të cilëve është adaptuar me inflacionin dhe e paraqitur në dollarë.

1. Mansa Musa I, sundues i Malit

Ky sundues i lindur më 1280. dhe vdekur më 1337. ka pas pasuri, që shndërruar në vlerën e sotme arrinte në 400 miliardë dollar. Mbretëria e Malit në atë kohë ka prodhuara gjysmën e sasisë botërore të kripës dhe arit. Mirëpo, pasardhësit e Mansa Musës nuk kanë arritur të parandalojnë luftën, dhe pasuria e madhe është shkatërruar e derdhur, vetëm dy gjenerata pas vdekjes së Mansa Musës.

2. Familja  Rothschild

Familja Rothschild janë më pasanikët e ditëve të sotme, me një pasuri vlera e së cilës arrinë në 350 miliardë dollar. Pasurinë e tyre është vështirë të llogaritet  për shkak të investimeve të shumta në portofolio, por pa dyshim  se ata janë familja më e pasur dhe më e fuqishme  në  botë. Pasurinë e kanë arritur përmes bankave, që kanë filluar të merren që në shekullin e 18.

3. John D Rockefeller 

John D Rockefeller është amerikani më i pasur. Ka lindur më 1839. dhe në vitin e vdekjes së tij, më 1937. ka peshuar 340 miliardë dollar. Paratë i ka fituar kur e ka formuar “Standard Oil Company”, të cilën më vonë Qeveria amerikane e ka shkatërruar për shkak të monopolist. Nga “Standard Oili” janë krijuar “Amoco”, “Chevron Conoco” dhe  “ExxonMobil”. Ka qënë amerikani i parë që ka fitua një miliardë dollar.

4. Andrew Carnegie 

Industrijalist, i cili pjesën më të madhe të pasurisë së tij e ka arritur duke shitur firmën “Carnegie Steel Company J.P”,  Morganit, për 480 milion dollarë të athershëm, që sot do të ishin 310 miliardë dollar. Pas shitjes së kompanisë, ka shkuar në pension  dhe i është përkushtuar punëve dhe aktiviteteve humanitare, duke ndarë pjesën më të madhe të pasurisë. 30 milionat e fundit të dollarëve, ka dhuruar për qëllime bëmirësie pas vdekjes së tij.

5. Mbreti rus  Nikola II 

Nikolaj Alexandroviç Romanov ka sunduar Rusinë ndërmjet viteve 1894. dhe  1917. kur ate dhe familjen e tij i kanë vrarë bolshevikët. Në vitin 1916, mbreti Nikolla ka “kushtuar” 900 milion dollar, që sot do të ishin duke llogaritur inflacionin, rreth 300 miliardë dollar. Kjo vlerë e rangon në vendin e pestë të personave më të pasur në botë në të gjitha kohërat, por, duke pasë parasysh se Kisha Ortodokse Ruse ate e ka kanonizuar, ai është edhe shenjtori më i pasur në histori.

6. Mir Osman Ali Khan 

Mir Osman Ali Khan, i njohur edhe si  “Nizami nga Hiderabadi” ka qënë sundues i atij vendi kur është okupuar nga India fqinje. Si sundimtar, ka pasë një kolekcion të pasur ari, në vlerën e sotme afro 100 milion dollar dhe kolekcionin e gurëve të çmueshëm në bjë vlerë prej 400 milion dollar. Ka qënë pronar i diamantit të mirënjohur “Jacob” që sot kushton 95 milion dollar, të cilin e ka shfrytëzuar në zyrën e tij si teg për mbajtjen e letrës!. Supozohet se ka qënë edhe pronar i 50 automobilave të markës “Rolls Royce”.

7. Williami pushtuesi 

William Pushtuesi, ka jetuar nga 1028 deri më  1087., dhe është më i njohur nga invazioni ndaj Anglisë më 1066. Në pushtimet e tija, Williami ka mbledhur pasuri që sot do të vlente  229,5 milijardë dollar.

8. Moamer Gadafi 

Sundimtari i Libisë, që para disa kohësh u përmbys dhe u vra, sipas shkrimeve në media, në momentin e përmbysjes dhe vdekjes së tij, ka pasë pasuri të fshehur në një vlerë prëj 200 miliardë dollar. Muajve pas vdekjes së tij, janë konfiskuar gati 70 miliardë dollar nga llogaritë e tij bankare në bankat e jashtme.

9. Henry Ford 

Themeluesi i  “Ford Motor Company” ka krijuar edhe brandin të cilin edhe sot të gjithë e njohin. Në vitin e vdekjes së tij, më 1947, pasuria e tij kishte arritur në 199 miliardë dollar.

10. Cornelius Vanderbilt 

Cornelius Vanderbilt është pasaniku i tretë amerikan që ka lindur në Amerikë. Është pasuruar në industrinë e prodhimit të anijeve me avull, por ama, pasuria e tij është rritur vrullshëm kur në moshën 70 vjeçare ka investuar në hekurudha. Në vitin e tij të vdekjes, më 1877, ka pasë një pasuri prej 185 miliardë dollar. Është për të theksuar se Vanderbilt është një nga stërgjyshërit paraardhës i moderatorit të CNN-nit, Anderson Coopera.

Në listë nga pozita me numër 11 e deri në 25 pasojnë: Alan Rufus, Bill Gates, William de Warenne, John Jacob Astor, Richard Fitzalan, John of Gaunt, Stephen Girard, Alexander Turney Stewart, Henry Duke of Lancaster, Friedrich Weyerhauser, Jay Gould, Carlos Slim Helu, Stephen Van Rensselaer, Marshall Field, Sam Walton i Warren Buffett.