RTV Zëri · Kryefaqja

Nazmi Morina – Darka e fundit

2012-10-20 · Arkivi historik RTVZIK

Per here te pare dhe te fundit qendronim se bashku,

te dy te ulur perballe njeri tjetrit ne nje tryez gjigante qe na ndante. Shikonim njeri tjetrin me dhembshuri te madhe. Tek ti shikoja ca lote te njepasnjeshem qe pothuajse kishin mbushur goten e veres. ne fare nuk flisnim, ndoshta prisnim te na servohej darka e fundit. Erdhi me ne fund… Per darken e fundit kuzhinjeret e persosur kishin pergatitur kujtimet e se kaluares. Ne te uritur me shum se kurre filluam te ushqeheshim me nxitim nen driten e qirinjeve. Me ne fund u ngopem, kujtimet e se kaluares ishin shume te shijeshme, por ne ende nuk flisnim… Duhet te hapen dyert e heshtjes tha ajo. Cila eshte arsyeja e ketij takimi pyeta une?? Fundi yt u pergjigj vdekje