Ndalini te gjitha oret, keputjani telefonit cdo fije,
Josheni qenin qe te mos lehe, me nje kocke plot shije, Heshtini pianot e nen nje te mbytur gjemim Aviteni qivurin, qe miqte e dhimshur te vijne…
Lerini aeroplanet te sillen perqark duke ofshajtur, Mesazhin †Ai s`eshte me†qiellit duke i zhgarravitur, Lidhjuni fjongo te tylta qafave te bardha te pellumbave E beni qe doreza te zeza te veshin policet rrugeve.
Se ai ish Veriu im, Jugu, LIndja, Perendimi, Java ime e punes dhe ajo e diele pushimi, Mesdita, mesnata, kenga, bashkebisedimi im, Mendoja se dashuria rronte perjete, por e pata gabim..
Ndaj yjet sduhen me,flakini te gjithe nje nga nje, Le te paketohet hena e te cmontohet dielli Le te shteren oqeanet e te priten gjithe druret neper pyje Se tash asgje ska per tju dashur me asgjeje
*****
Oh, thomeni ju lutem te verteten per dashurine..
Disa thone se dashuria eshte femije, Ca te tjere se eshte zog Disa thone se e sjell boten verdalle, E ca te tjere se eshte absurditet i kote. E kur pyeta per te nje fqinjin tim, Qe dukej sikur dinte gjithcka Lere, me mire mos flasim, Gruaja e tij e bezdisur me tha..
A ngjan valle me nje pale pizhame A me sallamin ne nje dhome te varfer nder hotele? Ere e saj me sjell ndermend ate te nje lame, A te nje arome te mire gushellonjese? Po ta prekesh, si me gjemb te ngjan ajo shpuar, Apo eshte e bute si pushi roses ne shpupurim? A eshte valle e mprehte apo e lemuar nga cdo ane? Oh, thomeni , ju lutem te verteten per dashurine..
Shkrujane per librat e historise, Vec ca shenime te shkurtra ne fund te faqeve, Por prape ajo eshte me i zakoneshmi, Bashkekuvendim neper anijet oqeaneve Madje e gjeta te permendur, edhe ne kronikat e vetvrasjeve, dhe te shkarravitur e pashe, Ne stacione trenash, tabelave te orareve.
A ngjan me nje hungerime te uritur Alzasiane, Apo me rropamen e nje ushtarakeje fanfare? A mund ti japim valle asja m te lartin imitim Ne nje piano Steinway a ne nje sharre? A kendon ajo valle neper ballo zecjerre, Apo i pelqen vec klasiku kompozim? E kur lipset te heshte valle ne heshtje te bjere? Oh, thomeni ju lutem, te verteten per dashurine..
E kerkova ne te gjitha qoshkat e nje shtepie verimi, Por nuk qe as atje, U perpoqa ta gjeja brigjeve te Tamizit, ne Maidenhead, A ne Brighton, ne ajrin kuronjes te termave, E une ende sdi c`do me thote kenga e mellenjes as sè cme flet tulipani, Po ajo nuk qe as brenda nje qymezi as perposh nje shtrati…
A i jep valle fytyres me te cuditeshmet shfytyrime, A mbi nje kolovajze merzitet shpesh duke u kolovitur, A e shprish valle gjithe kohen neper garime Apo me tela te keputur violine duke luajtur A ka valle ndonje mendim te vetin prane Dhe a e mendon te mjafte patriotizmin e shakate e saj saj jane vulgare e lezetegjate? Oh thomeni ju lutem , te vertetn per dashurine …
po Kur te vije , do te vije pa nje shenje a paralajmerim, ja teksa jam duke kruar hunden E do trokase valle ne deren time ne agim Apo ne autobus do me shkele kemben, A do te ngjaje valle me nje ndryshim moti E pershendetjen do ma jape me miresjellje a nencmim E jeten valle do ma nderroje pergjithnji Oh, thomeni ju lutem, te verteten per dashurine…
W. H . Auden
Varianti ne shqip nga D. Thomollari
Per te gjithe ata(ATO) qe arrijne te kuptojne..
CILTERSI
Tani sapo mbarova librin e nje poeti, Te thelle fort, te holle , sic thone simbolist, Aq i thelle vertete, aq i holle aq artist, Sa me zu koka e gje s’mora vesh un’ i shkreti..
Nuk jam estet o miq dhe sikunder ju thashe, Kjo mendja ime e mefshte mundohet fare kot, te thellat e te hollat mendime si kap dot.. Qe ta them shkurt, nuk jam vecse nje koketrashe..
Po besa, i trashe jam, i trashe do qendroj, Kurren e kurres , jo, s’do mund t’i admiroj, Gjithe ato bukuri qe… s’i kam kuptuar..
Me varni, o zoterinj (zonja) , me quani gomar, Por..â€Rrofte qartesia !†do therres dhe ne litar, Kur te me coni ju per t’me ekzektuar.
Jackues Normand (1848-1931) perktheu S. Caci
*** Me pyete c’mendoja per dashnoren tende te re; Dhe meqenese tani ne jemi thjeshte †m-i-q †Do te jem e cilter, por gjuhes do ti ve fre Se nuk bej pjese tek tipat hakmarres, te liq.
Kjo varet nga shija, qe s’duhet diskutuar; Sepse kush nga ne eshte i afte te kuptoje, Pse disa e duan dhomen gjithmone te erresuar, A gjellen e shendeteshme, por qe s’futet ne goje?
S’ka ligj se c’tipare duhet te kete ne fytyre, Dicka te bukur e gjen ne cdo vetull, sy a veshe, Zoti s’mund t’u jepte gjithe krijesave ngjyre, Ndersa mend iu dhe vetem disave prej nesh.
Jam e sigurte se ajo, ka plot cilesi te tjera, Bashke me ndonje virtut qe lehte s’harrohet, Si dhe nje joshje te fshehte, terheqese si vera, Qe me pak vemendje, edhe mund t’i dallohet.
Dhe nese disa vishen vec per kompliment, C’bukuri kujtojne ato se kane; Per nje njeri qe eshte bosh , pa mend, A ka rendesi modeli ne nje fustan?
S’eshte se mendoj qe ajo eshte tip koti, Kjo shprehje nuk hyn ne fjalorin tim, Ka meshkuj qe i duan femrat si qemoti Zeulet e kokemenjane ne cdo kuvendim.
S’eshte se ajo nga asgje nuk merr ere, S’eshte se e folura e saj mua ma shpif por nje brume i gatuar, fije fije prere, Pa sherbet, s’behet kurre kadaif…
Eleanor Brown
Kënga e Melankonisë—nga Friedrich Nietzsche
Në ajrin e përndritur,
Kur vesa ngushëllimtare
Bie në tokë,
E paparë, e padëgjuar
Me këpucë të hijshme e të lehta.
Si të gjithë ngushëllimet e ëmbla,
A të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si dikur digjeshe nga etje
Për lotë hyjnorë, për vesë ngushëllimtare,
E etur, e lodhur, e zhuritur,
Teksa në shtigje me bar të zverdhur,
Rrezet përvëlimtare, verbimtare, dashakeqëse?
“Dashnor i së vërtetës? Ti ? – Kështu të tallin –
Jo ! Vetëm një poet !
Një bishë dinake, grabiqare, tinëzare,
Që duhet të gënjejë,
Që duhet të gënjejë me vetëdije dhe me dashje,
Dhe të dëshirojë prenë,
Me ngjyrime larve.
Dhe vetë larvë,
Dhe vetë pre !
Ky dashnor i së vërtetës ?
Jo vetëm një i marrë ! Vetëm një poet !
Duke folur vetëm për ngjyrat,
duke bërtitur nga larva laramane e çmendurisë,
Vërtitet në urën e fjalëve rrenacake,
Ndër qiejsh të rremë,
Duke ardhur përqark vërdallë !
Vetëm një i marrë, vetëm një poet !
Ky dashnor i së vërtetës ?
Jo, përfytyrim
I heshtur, i ngrirë, i lëmuar, i ftohtë,
Dhe as shtatore hyjnore
E vendosur para tempujve
Në roje të pragut të shenjtë.
Jo ! Armik i shtatoreve të virtytit,
Më e afërt sesa shkretia e pragut të një tempulli.
Me guxim prej maceje
Hidhet nga çdo dritare,
Në çdo çast,
Duke nuhatur me dëshirë dhe pasion,
Vrapon nëpër pyjet e virgjër,
Në mes bishave me lëkurë lara – lara.
I shëndetshëm, plot ngjyra, i bukur si mëkati,
Me buzët dëshirake,
Hyjnisht tallëse, hyjnisht skëterrore,
Hyjnisht të etura për gjak,
Sulet për grabitje, gënjeshtar dhe tinëzar;
Apo si shqiponja
Që nga larg vëzhgon greminën,
Greminën e vet.
Ah, si ulet
Poshtë e më posthtë,
Thellë e më thellë,
Dhe pastaj, duke mbledhur flatrat,
Lëshohet si plumb
Mbi qengjin,
Armike e shpirtrave të butë si qengji,
Duke urryer të gjithë ata që e vështrojnë
Me vështrim prej deleje, ata që e kanë lëkurën
Të butë si të sajën, dhe butësi qengji !
Kështu,
Si shqiponja e si pantera
Janë dëshirat e poetit,
Dëshirat e tua, mes mijra maskash,
O i marrë, o poet !
Ti që pe njeriun,
Ashtu si Zoti qengjin,
Për të zhbimë Zotin nga njeriu,
Dhe butësinë prej qengji nga shpirti,
Qeshje gjatë zhbimjes, -
(Kjo, kjo është lumturia jote !
Lumturi shqiponje dhe pantere,
Lumturi poeti dhe të marri !â€)
Në ajrin e përndritur,
Kur drapri i hënës,
Armik i ditës,
I blertë mes kuqëlimit të purpurtë,
Futet vjedhurazi lakmitar,
Duke rrëshqitur në çdo çap,
Tinëzar në kaçubet e trëndafilave,
Gjersa ato këputen e molisen
Të zbehta nëpër natë.
Kështu molisesh njëherë,
Prej çmendurisë të së vërtetës,
Prej gëzimeve të ditëve
I lodhur, dhe i sëmurë nga drita,
I këputur nga mbrëmjet dhe hijet.
Për të vërtetën
I djegur dhe i etur.
Të kujtohet, të kujtohet, zemër e zjarrtë,
Si lëngoje nga etja ?
Se i djegur jam
Për të vërtetat,
Si i marrë,
Si poet !