Beson ti,
në jetën pas vdekjes, më pyete dikur… Përgjigje nuk dija, ndaj vetëm të pash çuditur…
Beson ti, që ekziston dikush lart, që mendon për të gjithë ne? Nuk e di. Besoj kur të shoh, të prek dhe ndjej që ti je…
Beson ti, që të jesh i lumtur, të dashurosh duhet? (U përgjigja) Dashuria me të dytin emër, lumturi quhet…
© Alma Papamihali
Mengjes (Jacques Prevert)
Kafene fillimisht hodhi Ne filxhan Pastaj qumeshtin hodhi Mbi kafe Me pas hodhi sheqerin Ne kafene me qumesht Me lugen e vogel E perzjeu E piu kafene me qumesht Dhe mbi tryeze filxhanin e vendosi Pa me folur Ndezi nje cigare Dhe rrathe krijoi Me tymin e saj E leshoi hirin ne tavell Pa me folur Pa me veshtruar U ngrit Kapelen ngjeshi ne koke Dhe pardesyne dimerore veshi Se binte shi atehere Dhe iku Nen shi Nje fjale pa me thene Nje shikim pa me hedhur E une mbeshteta koken ne duar Dhe qava