2012-10-19 · Arkivi historik RTVZIK
Komisioni për verifikimin e fakteve ka shpallur sot emrat edhe të dy ish funksionarëve shtetëror të cilët në këtë fillim javë u shpallën si bashkëpunëtorë të shërbimeve. Njëri është Petre Nakovski, i lindur më vitin 1937, ish ambasador në Poloni dhe Hetem Ademi, i lindur më vitin 1962, ish sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përskaj emrit të ish ambasadorit , janë publikuar edhe disa vendime dhe një dokument, nga ku shihet se Nakovski ka dhënë informata për një person tjetër. Bashkëpunimi i tij është zbuluar përmes dosjeve të një personi tjetër. Derisa për Ademin nuk janë shpallur dokumente nën arsyetimin se në atë mënyrë do të shpalleshin informata nga fusha e sigurisë.