RTV Zëri · Kryefaqja

Vdes Sylvia Kristel aktorja filmit epokë ''Emmanuelle''

2012-10-18 · Arkivi historik RTVZIK

HAGË- Aktorja holandeze, Sylvia Kristel, e njohur në mbarë botën për interpretimin e heroinës së filmit erotik "Emmanuelle", vdiq sot në moshën 60-vjeçare si pasojë e një tumori, njoftoi agjenti i saj. "Ajo vdiq gjatë natës, gjatë gjumit'', deklaroi Marieke Verharen, i agjencisë ''Features Creative Management'' duke shtuar se ajo kishte vdekur si pasojë e një tumori. Aktorja u godit nga një hemoragji cerebrale në fillim të muajit korrik dhe u shtrua në spital

Kristel kurohej për një tumor në fyt dhe kishte kryer një trajtim kundër metastazave në mushkëri. Sylvia Kristel, aktorja holandeze më e njohur jashtë vendit, u bë e njohur me filmin e saj të parë "Emmanuelle", në vitin 1974.

Realizuar nga regjisori, Just Jaeckin, ai ishte një adaptim i romanit me të njëtin titull ''Emmanuelle Arsan''.

Filmi, që pati një sukses ndërkombëtar, nga Japonia në SHBA, tregon aventurat seksuale të një vajze në Azi. Ai qëndroi 13 vjet i afishuar në Champs-Elyse në Paris. Sylvia Kristel u rikthye sërish me një sukses tjetër "Emmanuelle 2" në 1975, "Mirupafshim Emmanuelle" në 1977 dhe "Emmanuelle 4" në 1984.