Gjithcka vërtitet rreth Radamel Falcaos, shifrat e tij në fushë, rezultatet e Atletikos por dhe mendimet e Diego Pablo Simeones. Trajneri i Los Colchoneros e cilëson sulmuesin si numërin 9 më të mirë në botë aktualisht duke vlerësuar punën e jashtëzakonshme të kolumbianit, që e ka ndihmuar të ngjitet në të tilla nivele.
“Radamel ka punuar shumë për të arritur në këtë nivel. Gjithçka që po ndodh aktualisht është pasojë e përkushtimit të tij ndaj futbollit. Përfundimisht ai është numëri 9 më I mirë I botës dhe shpresoj që të vazhdojë të qëndrojë në të tilla nivele për karakterin, dëshirën dhe virtytet e tij”.
26-vjeçari aktualisht ka shënuar tetë gola në tetë ndeshje në Primera Divizion, duke ndihmuar Atletikon e Madridit që të jetë në krye bashkë me Barcelonën. Ndërkohë që dhe me kombëtaren ai po shfaq një formë të jashtëzakonshme në eliminatoret e Botëror Brazil 2014, teksa në ndeshjen e fundit ndaj Paraguajit, shënoi një dy golësh në suksesin e Kolumbisë me rezultatin 2-0. Klauzola e kontratës së blerjes së tij nga Los Colchoneros është aktualisht 60 milion euro.