(Update) Tre tifozë të tjerë janë sulmuar në mbrëmje nga një grup personash të panjohur, me ç`rast njëri prej tyre është therrur me thikë.Lajmi është transmetuar edhe nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila është thirrur në burime policore.Â
Të plagosurit menjëherë janë dërguar në një spital në Shkup, por plagët e tyre nuk janë konsideruar të rrezikshme për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorëve të këtij sulmi.
Ndërkohë, reporteri i agjencisë së lajmeve INA në mbrëmje ka regjistruar edhe një incident tjetër, ku tifozët serb në sheshin “Maqedonia†kanë sulmuar me shishe birrash një grup të rinjsh maqedonas që mbanin flamurin e Maqedonisë dhe ishin tifozë të kombëtares.
Por, ndërhyrja e policisë ka bërë që të evitohet përleshja midis këtyre grupeve të tifozëve. Mediat serbe lidhur me incidentin e parë kanë raportuar se bëhet fjalë për një sulm të ndërmarrë nga shqiptarët ndaj tifozëve serb.
Në Shkup janë përforcuar masat e sigurisë dhe se policia e përforcuar edhe nga njësitet e ndërhyrjes së shpejt kanë bllokuar disa akse rrugore në pjesën qendrore të qytetit, që çojnë drejt stadiumit “Filipi IIâ€, ku në 20.30 filloi ndeshja midis Maqedonisë dhe Serbisë për kualifikimet e botërorit Brazil 2014.
Sot pasdite u regjistrua një incident tjetër, ku dy të rinj serb nga Podgorica e Malit të Zi u sulmuan nga një grup të rinjsh në afërsi të Çarshisë së Vjetër në Shkup. (INA)
15: 34 - MPB bëri të ditur se dy personat e rrahur në incidentin që ndodhi sot në mesditë në qendrën tregtare “Mavrovasja†në Shkup janë nga Mali i Zi. Dy të rinjt që janë serb të Podgoricës kishin ardhur sot në Shkup për të ndjekur ndeshjen e futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë. Ata u përfshinë në një incident me një grup të rinjsh shqiptarë në pjesën qendrore të Shkupit.
Dy tifozët serb Mirko Milloshiq (29) dhe Stefan Gjuroviq (17) kanë pësuar lëndime të lehta në fytyrë, por ata menjëherë janë dërguar në Spitalin e Qytetit, që më pas të lihen të lirë. Dy tifozët menjëherë i janë bashkëngjitur grupit të tifozëve të tjerë në sheshin qendror të Shkupit, ku janë tubuar dhjetëra tifozë të tjerë me flamuj serb.
13:47 - Incidenti i parë midis huliganëve serb dhe shqiptarëve ka ndodhur sot rreth mesdite në Shkup. Incidenti ka ndodhur në afërsi të Çarshisë së Vjetër dhe qendrës tregtare "Mavrovasja" dhe se ai është nxitur nga huliganët serb, të cilët kanë provokuar kalimtarët e rastit me flamuj serb dhe thirrje antishqiptare. Një grup të rinjsh shqiptarë menjëherë kanë reaguar kundër këtij grupi të tifozëve, me ç`rast kanë pësuar tre tifozë serb.
“Dy të rrahurit kanë theksuar se gjatë shëtitjes së tyre nëpër Shkup janë sulmuar nga një grup personash në afërsi të qendrës tregtare Mavrovasjaâ€, theksoi zëdhënësja e MPB-së, Liza Bendevska. (INA)
08:23 -  Ministria e Punëve të Brendshme edhe sot ka vazhduar me masat e sigurisë në prag të ndeshjes së futbollit midis Maqedonisë dhe Serbisë që luhe sonte në stadiumin “Filip II†në Shkup.
Masat janë shtuar pas paralajmërimeve të tifozëve dhe huliganëve serb për dhunë dhe konfrontime me shqiptarët në Shkup.
MPB theksoi se ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Gjatë ditës së sotme është vendosur një regjim i ri i komunikacionit në pjesën qendrore të Shkupit. Nga ora 12 do të mbyllet komunikacioni në rrugët që çojnë drejt stadiumit “Filipi IIâ€.  Të bllokuara do të jenë rrugët nga udhëkryqi që lidh rrugët “Leninova†dhe “Jordan Haxhi Konstantinov†që çojnë drejt stadiumit, ndërsa lejohen vetëm makinat me leje zyrtare.
Nga mesdita gjithashtu do të ndalohet parkimi në afërsi të stadiumit, ndërsa apelohet që të gjitha makinat të hiqen nga kjo zonë. Nga ora 17 do të shtohen edhe më tej masat e sigurisë, me ç`rast do të caktohen disa rrugë për lëvizje drejt pjesës qendrore të qytetit, me qëllim të evitimit të ndonjë incidenti, në zonën ku do të jenë të pranishëm tifozët serb dhe ata vendor.
MPB ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të kujdesshëm me lëvizjen e tyre drejt pjesës qendrore të qytetit dhe të evitojnë çdo incident apo rrezikim të rendit. Për të siguruar rendin dhe qetësinë dhe kontrollin e huliganëve serb, në Shkup kanë mbërritur edhe katër zyrtarë të policisë serbe. (INA)
15/10/2012
MPB në Maqedoni ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar rendin dhe qetësinë lidhur me ndeshjen e nesërme të futbollit Maqedoni - Serbi. Masat e përforcuara të sigurisë vijnë pas paralajmërimeve dhe kërcënimeve të huliganëve serb se do të përballen dhe do të qërojnë hesapet me shqiptarët në Shkup.
MPB sot ka mbajtur një takim me Federatën e Futbollit lidhur me situatën për ndeshjen e nesërme. Përballja me kombëtaren e Serbisë është vlerësuar e rrezikut të lartë dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për evitimin e incidenteve të mundshme.
MPB pritet që prej sonte të bëj përforcimet e duhura në të gjitha akset rrugore dhe në pikat nevralgjike ku priten tensione dhe vandalizëm të huliganëve serb.  Qytetarët janë paralajmëruar që të kenë kujdes gjatë ditës së djeshme gjatë udhëtimeve të tyre drejt stadiumit "Filipi i II". (INA)
08:16 - Rreth 300 huliganë serb do të niset sonte drejt Maqedonisë për të qëruar hesapet me shqiptarët. Kështu shkruan sot gazeta serbe “Kurirâ€, duke paralajmëruar skenare dhune dhe provokime nga huliganët serb, të cilët do të udhëtojnë në Shkup për ndeshjen e nesërme të futbollit Maqedoni – Serbi për kualifikimet e botërorit 2014.
Huliganët që kanë paralajmëruar dhunë i takojnë dy grupeve më të mëdha të tifozëve “Delije†dhe “Grobariâ€,
Huliganët serb në thirrjet e tyre të paralajmëruara kanë thënë se “do të udhëtojnë në Shkup për të rrahur shqiptarëtâ€. Ata kanë thënë se do të jenë më shumë se 300 veta, por do të kenë përkrahjen edhe të tifozëve maqedonas të Crvena Zvezdës dhe Partizanit.
“Po përgadisim një surprizë të madhe për shqiptarët në Shkup. Shumë mirë pastaj do të na mbajnë mend. Qëllimi është që ti gjuajmë nëpër qytet dhe ti rrahim. Ne shkojmë atje përmes një regjie private, dhe jo të organizuar, ashtu që mendojmë se pa problem do të jemi në Shkupâ€, kanë shkruar huliganët serb për mediat beogradase. MPB ka rritur masat e sigurisë nëpër rrugët e Shkupit dhe destinacionet e tjera që çojnë drejt kryeqytetit.